Kënga e Nicki Minaj, “Say So”, në bashkëpunim me Doja Cat’s tashmë është renditur e para në top-listën e 'Billboard Hot 100'.

Kjo ka ndodhur pas përpjekjeve të shumta të 37-vjeçares për këtë arritje, shkruan Daily Mail.


Minaj shkroi në Instagram, për të falënderuar të gjithë fansat e saj që e futën atë në krye të top-listave të 'Billboard 100' për herë të parë në karrierën e saj.

28281094 0 image a 20 1589245196222

"Nuk kam fjalë për t'iu falënderuar gjatë kësaj jave, pasi më ndihmuat të bëjmë histori. Unë i kam parë të gjitha".

"Ju kurrë nuk do të kuptoni se sa më lartësoni mua me dashurinë dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që vazhdoni të tregoni. Ju dua shume", ka deklaruar Minaj.

28281098 0 image a 22 1589245237361

Kujtojmë se kulmi i mëparshëm i rep-artistes ishte përmes këngës "Anaconda", e cila u rëndit e dyta në 'Billboard Hot 100'. /Telegrafi/