LAJMI I FUNDIT:

Saturni ndryshon ngjyrë, habitet NASA (Foto/Video)

Saturni ndryshon ngjyrë, habitet NASA (Foto/Video)

Një pjesë e madhe e Saturnit po ndryshon me shpejtësi ngjyrën dhe ky fenomen ka lënë pa fjalë edhe vetë NASA-n, që për momentin nuk është në gjendje që ta shpjegojë atë.

Ndryshimi i ngjyrës ka ndodhur në polin verior të planetit. Shkencëtarët kanë krahasuar imazhet e shkrepura në nëntor të 2012 nga ky skaj i planetit me ato të regjistruara në shtator të këtij viti.

Imazhet dallojnë qartë; në nëntor të 2012, Saturni, ose më saktë, poli verior i tij kishin një ngjyrë më të kaltër. Por sot kjo ngjyrë është zhdukur thuajse krejtësisht dhe është zëvendësuar nga një ngjyrë e verdhë e zbehtë.


1

Që të dyja imazhet janë kapur nga sonda Cassini, që po vëzhgon këtë planet që prej vitit 2004 dhe megjithëse ka 12 vjet që e vëzhgon atë, sërish Saturni mbetet një ndër planetet më misteriozë të sistemit tonë diellor dhe këtë e tregon edhe me rastin në fjalë, transmeton tch.

Gjithsesi, shkencëtarët e NASA-s hipotetizojnë se ky ndryshim mund të jetë shkaktuar nga ndryshimi i stinave në këtë planet, në të cilin më parë është filmuar nga Cassini një superuragan.

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Humbjet e Ukrainës në luftën me Rusinë: 50 mijë ushtarë të vrarë, mbi 300 mijë janë plagosur

Evropa
Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Serbia
Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Dodik merr thirrje nga Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës, thotë se nuk do të paraqitet - a do të ketë urdhërarrest?

Bosnja
Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Dikur neutrale, sot fuqi e NATO-s: Suedia planifikon ta furnizojë aleancën me tetë aeroplanë luftarakë

Botë
Lëndohet një grua gjatë përleshjes mes protestuesve dhe sigurimit e policisë, para ndërtesë së Komunës së Beogradit

Lëndohet një grua gjatë përleshjes mes protestuesve dhe sigurimit e policisë, para ndërtesë së Komunës së Beogradit

Serbia
Kalo në kategori