LAJMI I FUNDIT:

SASHK-u ballafaqohet me pakënaqësi të anëtarëve të saj

SASHK-u ballafaqohet me pakënaqësi të anëtarëve të saj

Udhëheqësia e Sindikatës së Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SASHK) është vënë para pakënaqësive nga radhët e saj, pasi që kanë filluar të shfaqen edhe reagimet e para ndaj tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pakënaqësitë e para vijnë nga Sindikata e shkollës së mesme „Vasil Antevski – Dren“, që nuk e kanë paguar anëtarësinë në SASHK, ndërkaq paralajmërojnë edhe hapa tjerë.

Revolta është shfaqur për shkak të pamundësisë së mendimit ndryshe nga anëtarët e sindikatës, por edhe për shkak të deklaratave të udhëheqësise që konsiderohen si politike.


Një pjesë e anëtarësisë kanë paralajmëruar iniciativë për shqyrtimin e kushtetueshmërisë së disa neneve të statusit të SASHK-ut./Telegrafi/