LAJMI I FUNDIT:

Sarrazin: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave

Sarrazin: Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, deklaroi se, sa i përket Gjermanisë, të gjitha kriteret për vizat, Kosova i ka përmbushur.

Sarrazin tha se deri më tash nuk ka pasur asnjë takim të përbashkët me tre emisarët e tjerë, atë amerikan Gabriel Escobar, britanik Stuart Peach dhe emisrain e BE-së, Miroslav Lajçak.

“Kam pasur biseda telefonike me z. Miroslav Lajçak,  dhe kolegu tjetër më ka ftuar të vizitoj Londrën, e gjithashtu do të shkoj në Washington sa më shpejt të jetë e mundur për të qenë në kontakt dhe për të bashkëpunuar”, tha Sarazin.


“Aq sa e di deri më tani, një takim i përbashkët nuk është planifikuar, por të shohim se çfarë do të mdodhë”, tha emisari gjerman për RTK.

Manuel Sarrazin e ka marrë këtë detyrë, në mesin e këtij shkurti, detyrë që nuk ka ekzistuar në qeveritë e mëparshme gjermane.

Megjithatë, ai tha se Kosova ka qenë temë edhe në koalicionin e sapokrijuar në Gjermani dhe ne mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën dhe Gjermania ka qëndrim të qartë në lidhje me këtë çështje.

“Sa i përket Gjermanisë, të gjitha kriteret për vizat, Kosova i ka përmbushur, kurse sa i përket Francës, nuk mund të jap ndonjë interpretim në emër të tyre”, tha ai.

Sa i përket dialogut, Sarazin u shpreh se është shumë e rëndësishme të kemi edhe proces të dialogut të suksesshëm.

I pyetur nëse tani është koha e duhur për aplikim për anëtarësim në Këshillin e Evropës, i dërguari i posaçëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, deklaron se aplikimi për rezultat të suksesshëm nuk do të ishte veprim i mirë për Kosovë.

“Sidoqoftë, nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte përfitues vendi në tërësi, por edhe qytetarët, përfshirë edhe minoritetet”.

Sarrazin deklaroi se aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje tash për tash për një zgjidhje të përhershme sa i përket targave të automjeteve mes Kosovës e Serbisë.

Diplomati gjerman shprehu gjithashtu dyshimet e tij sa i përket paralajmërimeve të Kosovës për aplikim për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Sa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, duhet rikujtuar se janë pesë vende anëtare që ende nuk e njohin pavarësinë”, tha Sarrazin.

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Kalo në kategori