Objekti arkeologjik u zbulua nga ekspedita italo-shqiptare, që ka nisur gërmimet prej 10 vjetësh në këtë objekt.

Finiqi, me emrin e lashtë, Foinikia, njihej në lashtësi si kryeqendër e Kaonëve, ndërsa në shekullin III-të u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit.


Sipas studiuesve, Foinikia ka qenë qyteti më i fortifikuar i Epirit. Vendbanimi i lashtë ngrihej në një kodër, në formën e një anijeje të përmbysur, ndërsa fshati i sotëm ndodhet në rrëzë të kësaj kodre.

Në zonën e Akropolit, që në periudhën bizantine u shndërrua në baptister, kohë më parë u zbulua një thesar i vogël. Po ashtu, në Finiq u zbulua një teatër me kapacitet të madh si dhe janë gjendur tri cisterna që i përkasin periudhës midis shekujve të V-të dhe të III-të para Krishtit.

Prej vitit 2000 një mision arkeologjik i Universitetit të Bolonjës (Itali) kryen rregullisht gërmime arkeologjike në këtë qendër, ndërsa në mars të vitit 2005 Finiqi u shpall Park Arkeologjik Kombëtar./BW/Telegrafi/