Saranda Musliu, 30 vjeçe nga Ferizaj është njëra nga deputetet më të reja në Parlamentin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ajo në mandatin e sapofilluar shpesh në diskutimet e saj ka dhënë propozime dhe alternativa për zgjidhje të problemeve në fushën e ekonomisë.
Deputetja e re sërish po kanididon për mandatin e deputetes në zgjedhjet e datës 14 shkurt.
Si një ekonomiste e diplomuar dhe ndërmarrëse me përvojë ndër prioritetet qeverisëse ka radhitur idetë dhe propozimet konkrete të rrugës që duhet të ndiqet për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.
“Për zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë, ne kemi nevojë para së gjithash për tri gjëra: guxim, vizion dhe kompetencë profesionale, kështu edhe kemi vepruar për disa muaj sa ishim në qeverisje. Në asnjë udhëheqje të mëparshme bizneset tona nuk e kanë gëzuar ndihmën e drejtëpërdrejtë financiare, pastaj mjetet e trustit ishin vërtetë një mbështetje e nevojshme për popullatën“, thotë deputetja Musliu.
Kurse sa i përket planeve dhe orientimeve strategjike për rimëkëmbjen ekonomike deputetja Musliu tregon se ato janë hartuar nga ekspertët e fushës së ekonomisë, prandaj do të gjejnë zbatim dhe do të përmbushin goditjet nga pandemia.
“Në gjendjen e tanishme, në këtë situatë pandemie, punëtorët dhe bizneset e vogla e të mesme kanë nevojë për ndihmë urgjente – dhe atë menjëherë, shpejt dhe pa procedura burokratike , ashtu siç vepruam me miratimin e buxhetit dhe me hapat hapat e tjerë të fushës financiare, do të veprojmë përsëri në vazhdim të qeverisjes sonë. Thjesht, ne duhet ta mbajmë ekonominë stabile edhe më tutje me plane e ide konkrete”, deklaron deputetja Musliu.
Për periudhën pas pandemisë, në planin afatmesëm dhe afatgjatë, ekonomia duhet fuqizuar në mënyrë të qëndrueshme.
Për këtë, duhet krijuar kushte për të bërë sa më atraktive investimet e huaja në vend.
Për këtë deputetja e re thekson se disa pika të rëndësishme i ka të radhitura në planin e punës së saj e që do t’i prezantojë edhe në Kuvend në mandatin e ri si deputete.
“Sigurimi i energjisë elektrike: Kompanitë dhe sipërmarrjet kanë nevojë për furnizim stabil me energji elektrike. Ne duhet që ta modernizojmë prodhimin e energjisë dhe rrjetin elektrik.
– Infrastruktura: Duhet të përmirësojmë lidhjet e vendit tonë me rrjetin ndërkombëtar ajror për transportin e mallrave. Përveç kësaj, vendi duhet të jetë tërësisht i mbuluar me një rrjet efikas furnizimi me internet.
– Siguria ligjore: Investitorët presin që të respektohen marrëveshjet e arritura për investime. Në rastet kur kjo nuk ndodh, atëherë duhet të ketë rrugë dhe mundësi të qarta për ankesa dhe zgjidhje ligjore të kontestit, përmes drejtësisë dhe gjykatave.
– Arsimimi i mirë: Investitorët presin që në vend të gjejnë fuqi punëtore të përgatitur dhe të arsimuar mirë profesionalisht. Përveç kësaj, kualifikimet profesionale, duhet t‘i përgjigjen dhe përshtaten më shumë kërkesave dhe nevojave të tregut të punës dhe ekonomisë. Krijimi i një sistemi dual, sipas modelit gjerman, do të ishte një ide e mirë të aplikohet në Kosovë.
-Mbështetja e programeve:Duhet të krijohen plane stimulimi edhe me mbështetje financiare dhe të motivohet themelimi i kompanive në Kosovë. Për më tepër, duhet të ketë mbështetje financiare në rastet e investimeve konkrete dhe specifike në fushën e teknologjisë që i përket të ardhmes, (siç janë p.sh: ambienti dhe digjitalizimi).
Pikërisht këto kritere janë vendimtare për investitorët ndërkombëtarë“, shpjegon deputetja Musliu.
“Synimet tona duhet të jenë të tilla që Kosovën ta bëjmë të aftë dhe të qëndrueshme ekonomikisht për të ardhmen, të krijojmë vende të reja të punës dhe të ofrojmë për njerëzit e vendit, një shans më të mirë për ta”, thotë Saranda Musliu, deputete e re por me një vizion e mision të qartë qeverisës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi