Nga: Bob Dylan (nga albumi "Desire", 1976) Përktheu: Besnik Hamiti

U shtriva në dunë, shikova kah qielli
Kur fëmijët ishin kërthinj e luanin në plazh
Më erdhe nga prapa, të pashë kur më kalove pranë
Ke qenë gjithnjë afër dhe ende e arritshme


Sara, Sara Çfarë të shtyri mendjen të ndërrosh? Sara, Sara E lehtë ta shikosh, e vështirë ta përcaktosh

Ende i shoh tek luajnë me kova në rërë
Vrapojnë tek uji t’i mbushin ato
Ende shoh guaskat si u bien nga duart
Kur njëri pas tjetrit kthehen bregut përpjetë

Sara, Sara I ëmbli engjull i papërlyer, e ëmbla dashuri e jetës për mua Sara, Sara Xhevahir shndritës, mistike je grua

Flinim në pyll pranë zjarrit natën
Pinim rum të bardhë në bar portugez
Ata luanin kalixhok e dëgjonin për Borëbardhën
Ti ishe në Pazar të Savanna-la-Mar

Sara, Sara Të gjitha kthjellët i kujtoj, kurrë s’mund t’i harroj Sara, Sara Që të kam dashtë s’jam pishman sa të rroj

Ende më jehojnë tingëllimat e kumbonave të metodistëve
Sapo kisha marrë mehlemin dhe kisha shpëtuar
Pa gjumë për ditë të tëra në Chelsea Hotel
“Sad-Eyed Lady of the Lowlands” për ty duke shkruar

Sara, Sara Kudo që udhëtojmë, kurrë s’jemi të ndarë Sara, Sara Zonjë bukuroshe, aq e dashur për zemrën time

Si të kam takuar? Këtë nuk e di
Lajmëtari më çoi në stuhi tropike
Atje në dimër, rreze hëne në borë ishe ti
Dhe në Lily Pond Lane kur bënte vapë ike

Sara, oh Sara Sfingë në shenjë akrepi me të pëlhurtë fustan Sara, Sara Duhet të më falësh që jam qyqan

Tash plazhi është i braktisur përveç ca leshteriku
Dhe një cope anijeje të vjetër që shtrihen në breg
Ti gjithmonë më gjindeshe ndihmë kur të kërkoja
Më jepje hartën dhe çelësin e derës tënde

Sara, Sara Nimfë magjepsëse me hark e shigjetë Sara, oh Sara Kurrë mos më lër, kurrë mos ikBob Dylan - Sara (Lyrics) from Gregory Vasiliou on Vimeo.