Sandviç me Brotchen: Përgatitet për 10 minuta dhe ka super shije!
Blogerja e njohur e Instagram-it, MeJehonën, ka shpërndarë me ndjekësit e saj një recetë shumë të lehtë dhe të shijshme që mund ta përgatis secili person.
Bëhet fjalë për sandviçin me Brotchen, pesto dhe rukola.
Siç tregon blogerja, e cila njihet për aftësitë e saja të kuzhinës, buka Brotchen ka kore fantastike, tul të butë dhe aromë tërheqëse.
Përbërësit:
- Brotchen (i gjeni në INTEREX në dy versione – të bardha dhe integrale)
- Gjalpë, në temperaturë dhome
- Djathë
- Kaçkavall
- Proshutë
- Kërpudha të prera në feta
- Kripë, piper të zi dhe vaj ulliri
- Sallatë rukola
- Salcë pesto gjenoveze të gatshme
- Ullinj (sipas dëshirës)
Përgatitja:
Fillimisht brotçet i lyeni me pak ujë dhe i piqni në furrë për 10-12 minuta në temperaturë 220 gradë Celsius.
Brotçet e pjekura i ndani në mes për së gjati, i lyeni me gjalpë dhe sipër vendosni kaçkavall, proshutë dhe kërpudha të fërguara me pak vaj, kripë dhe piper të zi.
Sipër e vendosni sallatën rukola dhe peston, ndërkaq e shërbeni me ullinj sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!
Ku gjendet dhe cilat janë karakteristikat e bukës Brotchen?
Bukën Brotchen mund ta gjeni ekskluzivisht në rrjetin e supermarketeve INTEREX dhe është në kuadër të brendit francez Bonjour, e cila ka një çmim ekskluziv prej 69 cent.
Përveç bukës së bardhë, ju në INTEREX mund ta gjeni edhe Integral Brotchen, e cila piqet brenda 10 minutave dhe është shumë e shëndetshme.






























