Politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq ka thënë se pjesë e atyre që e torturuan ishin edhe krerët e Listës Serbe, Goran Rakiq e Milan Radoiçiq, si dhe lideri i bandave në veri, Zvonko Veselinoviq.
Ai ka thënë se agjentët e BIA-s e kanë kidnapuar në orën 14 e 40 minuta para shtëpisë dhe deri në orën 21 është ballafaquar me rrahje, torturë, kërcënime me vrasje për të dhe familjen e tij dhe urrejtje të pafundme ndaj shqiptarëve, duke i quajtur “shiptari”.
“Është si në ata filmat e tmerrshëm, kur nuk mund të besoni që ajo është duke ju ndodhur në një institucion shtetëror i cili duhet të mbrojë qytetarët dhe i cili duhet ta mbrojë Kushtetutën. I kam njohur fytyrat, të cilët janë shumë të njohur për ju, dhe se njëri nga ato figura, pra të cilët më kanë xhiruar me telefon, ka qenë edhe kryetar i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili po ashtu më ka sharë me nënë dhe më ka xhiruar. Që të gjithë kanë xhiruar sipas urdhrit dhe kur njëri nga ata i ka pyetur, a e xhiruat dhe a e dërguat, ata janë përgjigjur me po. Më pas atij grupi i kanë thënë që t’i fshijnë menjëherë, ndërsa personat e tjerë që kanë qenë me maska, ekziston mundësi e madhe që njërin prej tyre e kam njohur dhe mund ta them se ka qenë Milan Radoiçiq, ndërsa personi tjetër, i cili për katër orë ka qëndruar mbi mua, më është futur në fytyrë, më ka grushtuar pas koke dhe m`i ka shkelur duart me këmbë, sepse e shikonim njëri-tjetrin në sy në një largësi prej 20 deri 30 centimetra, dhe ata sy i kam mbajtur në mend dhe me siguri të madhe mund të them që ai ka qenë Zvonko Veselinoviq”, ka rrëfyer politikani serb në RTK.
Ai tutje ka thënë se grupi prej 15 personave që e kanë marrë në pyetje dhe të cilët i kanë fshehur fytyrat e tyre e të cilët e kanë sharë nënën shqiptare, kanë qenë serbë nga Kosova, pasi kanë pasur theks të serbëve nga Kosova.
“Ky grup ka qenë i përbërë nga përafërsisht 15 persona dhe i kam mbajtur në mend ata që kanë qenë në rroba civile dhe besoni që edhe personat e maskuar, por edhe ata që nuk kanë qenë të maskuar, mund t’i identifikoj 100%. Goran Rakiq nuk mbante maskë, por ishte pjesë e atij grupi prej pesë personave që xhironin, bërtisnin, shanin dhe kërcënonin me vrasjen time dhe të familjes sime dhe më pështynin përse kisha vendosur lule mbi varrin e vajzës”, ka shtuar ai.
Sanduloviq ka thënë se nga ajo që ka përjetuar vet, tani krejtësisht mund ta kuptojë se çfarë tortura kanë përjetuar shqiptarët. “…edhe pse të gjitha ato i kam parë nëpër fotografi dhe kam qenë i tmerruar nga krimet e bëra dhe kam kërkuar falje për krimet të cilat njerëzit normalë në Serbi nuk do t’i kryenin kurrë. Por, kur këto mizori i bëjnë ndaj një serbi atëherë vetëm mund ta paramendoj se çfarë ju kanë bërë shqiptarëve dhe tani më nuk e kam asnjë dyshim se përse populli shqiptar në Kosovë i kishte marrë armët në duar”, u shpreh ai.
Ai ka thënë se është një njeri që merret me politikë dhe i ka synimet e veta politike dhe asgjë nuk do të mund ta ndalë në këtë drejtim.
“Tani jam edhe më i vendosur dhe asgjë nuk ka rëndësi për mua, as jeta ime. Unë do të qëndroj i palëkundur në pikëpamjet e mia. Drejtësia duhet të ketë momentin e saj. Kriminelët e luftës, vrasësit, kriminelët ordinerë dhe përdhunuesit në Serbi që na kanë sjellë në këtë pozitë, bashkë me gjithë atë që ka ndodhur dhe urrejtjen mes popullit shqiptar dhe atij serb, duhet të mbajnë përgjegjësi. Nëse Nikola Sanduloviq është viktima dhe lëvizja fillestare që kjo të ndodhë, unë do t’i përshëndes dhe do t`i falënderoj përzemërsisht të gjithë për vëmendjen tuaj dhe ta jap jetën time për idealet e mia. Këto janë qëndrimet e mia jetësore. Kjo është politika ime e pajtimit të cilën e mbroj që 10 vjet e ndaj së cilës Evropa ka qenë e shurdhër dhe SHBA-ja nuk ka reaguar me kohë. Tani ju ka rënë në mend të reagojnë, dhe dua ta pranoj që udhëheqëse për ta treguar të vërtetën dhe për luftën për jetën time, të parët që kanë reaguar për këtë kanë qenë Britania e Madhe”, deklaroi Sanduloviq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe