LAJMI I FUNDIT:

Sanchez refuzon çdo votim për pavarësinë e Katalonjës

Sanchez refuzon çdo votim për pavarësinë e Katalonjës

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi sot se do të takojë në fillim të shkurtit presidentin e Katalonjës, Quim Torra duke përjashtuar çdo referendum për pavarësi në këtë rajon autonom.

“Takimi do të bëhet javën e parë të muajit shkurt në Barcelonë”, tha Sanchez për televizionin publik.

Quim e kishte kërkuar këtë takim para krijimit të një tryeze të rrumbullakët dypalëshe mes dy ekzekutivëve, qendror dhe rajonal, destinuar për të gjetur një zgjidhje për krizën politike të hapur në vitin 2017.


“Për sa i përket tryezës së rrumbullakët, ajo që ne duam është që kjo të arrihet nga një votim nga ana e popullsisë katalanase për një marrëveshje”, theksoi drejtuesi socialist, para se të theksonte nëse kjo mund të mbështetet mbi një status të ri të autonomisë.

Por, ai përjashtoi çdo referendum për pavarësinë e Katalonjës.

”Ky do të jetë një votim mbi një marrëveshje, jo një votim për një ndarje”, theksoi ai.

“Nëse ne propozojmë votim për një marrëveshje, është një votim për të bashkuar katalanasit dhe jo për t’i ndarë”, nënvizoi Sanchez./atsh

Në trend Botë

Më shumë

"Askush nuk është i sigurt", Kanada i dërgon botës një paralajmërim për Trumpin

Botë
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Autoritetet shëndetësore të SHBA-së tërheqin nga tregu disa produkte për trajtimin e akneve, mund të shkaktojnë kancer

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa

"Hëna e përgjakur" shfaqet në qiell - publikohen imazhe spektakolare nga fenomeni që mahniti shikuesit

Botë
Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Hungaria heq veton, pranon që BE-ja të vazhdojë sanksionet ndaj Rusisë

Evropa
Kalo në kategori