San Antonio Spurs nuk është duke kaluar momentet më të mira këtë edicion në NBA.

Skuadra nga Teksasi ka pësuar edhe humbjen e tretë radhazi dhe të gjashtën në shtatë sfidat e fundit.


Spurs janë mposhtur në udhëtim tek Los Angeles Clippers me pesë pikë diferencë 116:111.

Ndeshja shkoi kryesisht si e barabartë, me vendasit që morën lojën në dorë në fund të çerekut të tretë për mos ta humbur epërsinë.

Për Clippers ishte fitorja e tretë radhazi dhe e nënta në përgjithësi këtë edicion.

Lou Williams ishte më meritori për këtë fitore të Clippers me 23 pikë të shënuara.

Me lojë të mirë tek vendasit u dallua edhe italiani Gallinari me 19 pikë e Thobias Harris me 18 të tjera.

Ndërkohë për Spurs nuk mjaftuan 34 pikët e DeMare de Rozan për të arritur fitoren.

Edhe Rudy Gay pati paraqitje të mirë tek skuadra e Greg Popovich, ku shtoi 19 pikë e gjashtë kërcime.

San Antonio Spurs do të tentoj të rikthehet te fitoret në ndeshjen e ardhshme ku takohet si vendas me kampionin Golden State Warriors.

Në anën tjetër Los Angeles Clippers në takimin e radhës përballen me Brooklyn Nets.

Fitore natën e mbrëmshme ka shënuar edhe Denver Nuggets përballë Atlanta Hawks.

Nuggets triumfuan me lehtësi me 45 pikë epërsi, 138:93. /Telegrafi/

telegrafi sport app