Samsung nis prodhimin e UFS së parë 512 Gb për pajisjet mobile të gjeneratës së ardhshme (Foto)
Samsung Electronics Co., Ltd., lideri botëror në teknologjinë e avancuar të memories, njoftoi sot se ka filluar prodhimin masiv të USB Flash Drive (eUFS) të integruar 512 gigabajt (GB), një zgjidhje për përdorim në pajisjet mobile të gjeneratës së ardhshme. Duke shfrytëzuar çipat më të fundit V-NAND të Samsung me 64-shtresa 512-gigabit (Gb), paketa e re eUFS 512GB siguron kapacitet të madh të ruajtjes dhe performancë të jashtëzakonshme për smartphonët dhe tabletët që do të prodhohen në vazhdimësi.
“eUFS-ja e re e Samsung 512GB ofron zgjidhjen më të mirë për ruajtjen e informacioneve në smartphonët premium të gjeneratës së ardhshme duke tejkaluar kufizimet potenciale në performancën e sistemit që mund të ndodhë me përdorimin e kartave mikro SD,” tha Jaesoo Han, zëvendëspresident ekzekutiv i Shitjeve dhe Marketingut të pajisjeve Memory në Samsung Electronics. “Duke siguruar një furnizim të hershëm dhe të qëndrueshëm të këtij produkti, Samsung po bën një hap të madh përpara duke kontribuar në lançimin në kohë të pajisjeve të lëvizshme të gjeneratës së ardhshme nga prodhuesit e telefonisë mobile në mbarë botën”.
I përbërë nga tetë çipe V-NAND me 64-shtresa dhe 512Gb dhe një çip kontrollues, të gjitha të grumbulluara së bashku, UFS-ja e re Samsung 512GB e dyfishon densitetin e eUFS-së të mëparshme 256GB të V-NAND me 48 shtresa të Samsung, në të njëjtën hapësirë si paketa 256GB. Kapaciteti i rritur i ruajtjes së eUFS do të ofrojë një përvojë shumë më të gjerë në pajisjet mobile. Për shembull, eUFS i ri me kapacitet më të madh i mundëson një smartphoni që të ruajë rreth 130 video 4K Ultra HD (3840×2160) me një kohëzgjatje prej 10 minutash*, që është një rritje dhjetëfish e eUFS prej 64GB, që lejon ruajtjen vetëm të 13 videove me të njëjtën madhësi.
Për të maksimizuar performancën dhe efiçencën e energjisë së eUFS-së së ri 512GB, Samsung ka prezantuar një sërë teknologjish të reja. Dizajni i avancuar i V-NAND me 64 shtresa dhe teknologjia e re e menaxhimit të energjisë së eUFS prej 512GB minimizon rritjen e pashmangshme në energjinë e konsumuar, e cila është shumë e rëndësishme pasi eUFS e re 512GB përmban dyfishin e numrit të qelizave krahasuar me eUFS prej 256GB. Përveç kësaj, kontrolluesi i çipit të eUFS 512GB shpejton procesin e hartëzimit për konvertimin e adresave të bllokut logjik në ato të blloqeve fizike.
eUFS 512GB e Samsung përmban gjithashtu një performancë të mirë për lexim dhe shkrim. Me shpejtësi për lexim dhe shkrim që arrin deri në 860 megabytes për sekondë (MB/s) dhe 255MB/s, memoria prej 512GB mundëson transferimin e një video të plotë HD, 5GB në një SSD për rreth 6 sekonda, mbi 8 herë më shpejt sesa një kartë tipike microSD.
Për operacione të rastësishme, eUFS i ri mund të lexojë 42,000 IOPS dhe të shkruajë 40,000 IOPS. Bazuar në shkrimet e shpejta të eUFS, të cilat janë rreth 400 herë më të shpejta se shpejtësia 100 IOPS e një karte konvencionale microSD, përdoruesit e telefonave celularë mund të shijojnë një përvojë të përsosur multimediale siç janë realizimi i fotove burst me rezolucion të lartë, si dhe kërkimi i skedarëve dhe shkarkimi i videos në modalitetin dual-app të shikimit.
Sipas një shënimi, Samsung ka ndërmend të rrisë në mënyrë masive prodhimin e çipeve V-NAND 512 GB, me 64 shtresa, përveç zgjerimit të prodhimit të V-NAND prej 256GB. Kjo do të rrisë kërkesën për ruajtje në pajisjet mobile, si dhe për SSD premium dhe karta memorie të lëvizshme me densitet të lartë dhe performancë.
Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në news.samsung.com.
*Shënim i redaktorit: Përllogaritja pasqyron testet e brendshme, ku ruajtja mesatare e realizuar është rreth 93% e kapacitetit të etiketuar dhe ku OS-i i parangarkuar përdor rreth 13GB kapacitet në një flagship smartphone.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare”, influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale
Australia dëshiron t’ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale – si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?
Si mund t’ju lejojë AI ‘të flisni me hapësirën’?
"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale
Ushtria amerikane teston automatikun me Al
Australia dëshiron t'ua ndalojë fëmijëve rrjetet sociale - si do ta zgjidh këtë problem qeveria e Albaneses?
Google reagon "me zemërim" pas raportimeve se do të duhet të shesë Chrome
Prezantohet aparati i ri për fotografi - Sony A1 II
Project Ray, telefon i mençur për personat e verbër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje