LAJMI I FUNDIT:

Samsung fillon prodhimin masiv të memories më të shpejtë telefonike

Samsung fillon prodhimin masiv të memories më të shpejtë telefonike

Samsung ka filluar të prodhojë DDR5 DRAM që është potencialisht memoria më e shpejtë në botë që do të përdoret në telefonat inteligjentë dhe pajisjet e lëvizshme.

Pajisja është një çip 16 GB LPDDR5 i prodhuar me teknologji 10 nm i cili është i aftë të transferojë të dhëna me 5,500 megabitë për sekondë.

Kjo është rreth 1.3 herë më shpejt se memorja e mëparshme LPDDR4X.


Çipi është gjithashtu 20 përqind më i efektshëm në energji.

Kjo pajisje memorike ka të ngjarë të shohë përdorim të gjerë në pajisjet me 5G, por inteligjenca artificiale dhe lojërat janë gjithashtu pikat e forta të çipit të cilat me siguri do të shohin adoptimin në smartphone të lartë premium. /Telegrafi/