LAJMI I FUNDIT:

Samsung do të shesë 45 milionë njësi të Galaxy S6 dhe S6 Edge!

Samsung do të shesë 45 milionë njësi të Galaxy S6 dhe S6 Edge!

Samsung Galaxy S5 nuk ishte aq popullor sa pritej, edhe pse modelet e reja të telefonave të, Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge janë raportuar të jenë më të popullarizuar dhe më të kërkuar në treg.

Sipas një raporti të fundit pritet që Samsung të shesë rreth 45 milionë njësi të Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge deri në fund të vitit.
Lajmi vjen në formën e një raporti nga Deutsche Bank të cilët kanë thënë se Samsung do të arrijë të shesë 45 milion njësi të dy pajisjeve deri në fund të vitit, dhe kjo shifër është me numër të njëjtë të njësive të shitura sikurse Samsung S4.

Ka pasur raporte të mëparshme që pretendonin se Samsung do të arrijë të shesë më më shumë se 45 milionë njësi të në vitin 2015, por ende nuk kemi pasur ndonjë shifër zyrtare të shitjes nga Samsung për dy modelet e reja të telefonave të saj.

Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge duket të jetë shumë më popullor se Samsung Galaxy S5 i cili u prezantua vitin e kaluar. (Telegrafi)