Për të tretin vit radhazi, kryetarët e shteteve dhe të qeverive, ministrat e Punëve të Jashtme dhe ministrat e Ekonomisë të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë si edhe të Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë, Gjermanisë, Francës, Italisë, dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të Instituteve Ndërkombëtare Financiare, u takuan në Paris, në Samitin, i cili pasoi takimet e Berlinit dhe të Vjenës.
Takimi i Parisit ishte një bilanc i punës së përbashkët të zhvilluar midis qeverive në rajon, si dhe midis qeverive dhe Komisionit Evropian, në kuadër të nismave të ndryshme rajonale që promovojnë bashkëpunim rajonal dhe perspektivën Evropiane të rajonit, thuhet në njoftimin për shtyp të kryeministrisë.
Gjatë Samitit, kryeministrat e rajonit nënshkruan Marrëveshjen për themelimin e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor. Kjo zyrë u vendos që do të ngrihet në Tiranë, për të financuar projekte që rrisin bashkëpunimin e të rinjve në rajon, si dhe mundësitë për kualifikime profesionale.
Të gjitha shtetet pjesëmarrëse shprehën bindjen e tyre se RYCO do të japë një kontribut të madh në pajtimin dhe të ardhmen europiane të rajonit, duke forcuar shkëmbimet dhe lëvizjen e rinisë së rajonit.
Kryeministri Edi Rama, i cili iu përgjigj ndër të tjera interesimit të mediave ndërkombëtare, e vlerësoi Samitin, si një takim inkurajues në mënyrë të veçantë për vendet që janë në rrugën e integrimit europian.
Duke folur për mediat shqiptare Kryeministri Rama vuri theksin se është hapur një epokë e re për Ballkanin Perëndimor përmes procesit të Berlinit: “Sigurisht që këtu bëhet një përmbledhje e punës që është bërë së bashku, qoftë midis qeverive në rajon, qoftë midis qeverive dhe Komisionit Europian me mbështetjen gjithmonë të pranishme të Gjermanisë dhe të Kancelares. Padyshim që ka qenë një përmbledhje inkurajuese në vazhdim të një procesi që ka çelur një epokë të re për Ballkanin dhe në mënyrë të veçantë për vendet që janë në rrugën e integrimit Europian.“
Përsa i përket ndërlidhjes infrastrukturore, vendet pjesëmarrëse dakordësuan një listë për 3 projekte të reja hekurudhore, e cila do të marrë bashkëfinancimin nga BE prej afro 100 milionë euro, përveç financimit nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare dhe buxhetet kombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Një prej tyre është projekti i paraqitur nga Shqipëria për rehabilitimin e Hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e degëzimit për në Rinas, me një vlerë investimi 82 milionë euro, nga të cilat granti i Bashkimit Europian që u miratua në Samit është 35 milionë euro.
”Në tre projektet që do të financohen pas këtij Samiti, njëri prej projekteve është projekti ynë i hekurudhave. Ne jemi shumë të kënaqur që u vlerësua maksimalisht serioziteti i treguar nga qeveria shqiptare në programimin e kësaj faze. Por akoma më shumë jemi të kënaqur që mesazhi ynë për të mos reshtur në procesin e integrimit dhe për të shkuar më tutje padyshim që pati jehonë pozitive, jo në këtë rast thjesht për ndonjë meritë, por thjesht sepse qoftë Kancelarja, qoftë Presidenti Hollande u treguan shumë të vendosur që ta çojmë përpara procesin e integrimit të vendeve tona në Bashkimin Europian”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Plani i veprimit për heqjen barrierave jotarifore dhe lehtësimin maksimal të tregtisë dhe të transportit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, propozim i Shqipërisë u vlerësua në Samit si një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
“Nga ana tjetër më vjen mirë që u vlerësua lart propozimi i Shqipërisë dhe puna e bërë së bashku me qeveritë e tjera me mbështetjen e rrjetit të zyrave të Bankës Botërore për një plan veprimi për heqjen e barrierave jotarifore dhe lehtësimin maksimal të tregtisë dhe të transportit mes vendeve tona. Është një plan që ne e kemi propozuar nisur nga eksperienca shumë pozitive mes Shqipërisë dhe Kosovës. Është një plan i përqafuar menjëherë nga qeveria e Serbisë dhe qeveritë e tjera e ne po përgatitemi ta lansojmë së bashku në muajin shtator të bindur që do të sjellë një impakt pozitiv në rritjen e përbashkët të volumeve tregtare në rajon dhe padyshim dhe në rritjen ekonomike të vendeve të rajonit”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Në Samit u vlerësua se shteti i së drejtës qëndron në qendër të procesit të zgjerimit, duke përfshirë reformat në sistemin e drejtësisë, dhe duke luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, si dhe duke siguruar respektimin e plotë të të drejtave themelore.
Përsa i përket energjisë, pjesëmarrësit ranë dakord mbi një udhërrëfyes për ngritjen e një tregu rajonal të energjisë elektrike në Ballkanin Perëndimor për të lehtësuar shkëmbimin e burimeve, për të siguruar përdorimin më të mirë të sistemeve ekzistuese të energjisë, për të integruar prodhimin e energjisë së ri-përtëritshme, si dhe për të lidhur tregun rajonal me atë të BE-së. Komisioni Europian do të ndjekë këtë iniciativë, me mbështetjen e sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Progresi në zbatimin e udhërrëfyesit do të pasqyrohet në vendimet e financimit të ardhshëm të BE-së. Pjesëmarrësit përshëndetën investimet në efikasitetin e energjisë përmes financimit shtesë të BE-së prej 50 milionë euro.
Palët pjesëmarrëse përshëndetën gatishmërinë e Italisë për të mbajtur takimin e radhës së Samitit të Ballkanit Perëndimor në vitin 2017. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës