Në mbledhjen e sotme qeveria ka vendosur që datat 15 dhe 16 maj të jetë ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë.

Nga kjo përjashtohen Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Garda e Republikës, shërbimi zjarrfikës dhe punonjësit e sistemit shëndetësor.


A2 CNN mëson se arsyeja e pushimit lidhet me mbajtjen e samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Sipas vendimit të qeverisë, dita e punës do të zëvendësohet me në ditët e pushimit brenda vitit 2025.Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.