LAJMI I FUNDIT:

Samiti G7-së vitin e ardhshëm do të mbahet në Francë

Samiti G7-së vitin e ardhshëm do të mbahet në Francë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se Samiti i ardhshëm G7 vitin tjetër do të mbahet në Biarritz të Francës.

Macron mbajti një konferencë për shtyp pas Samitit të G7 të zhvilluar në Charlevoix, Quebec City të Kanadasë.

Duke vënë në dukje se Samiti i G7 nuk ka eliminuar të gjitha mosmarrëveshjet, por se në një situatë me tension të lartë ka ofruar një unitet veçanërisht mbi politikën e jashtme dhe tregtinë, Macron tha se 6 vende përveç SHBA-ve ranë dakord në çështjen e klimës.


Ai tha se duhet të zbatohen rregullat ndërkombëtare për tregtinë dhe vuri në dukje se Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) duhet të reformohet.

Macron theksoi se po ashtu do të regjistrohen zhvillime më të mira në tregti nëse OBT do të jetë më efektive, dhe ka shtuar më tej se dje kishte biseduar me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, ku në këtë bisedë ka qenë në rend edhe çështja e tregtisë, përcjell Telegrafi.

Ndër të tjera Macron ka bërë të ditur se në këtë samit kanë diskutuar edhe çështjen e Sirisë ku dhe kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për hapat që do të hidhen në parandalimin e përdorimit të armëve kimike.

Në fjalën e tij Macron ka njoftuar se që nga 1 janar 2019 do të marrin presidencën e radhës dhe se Samiti i ardhshëm G7 vitin tjetër do të mbahet në Biarritz të Francës.

Ndërsa në lidhje me pjesëmarrjen apo jo të Rusisë vitin e ardhshëm kur Franca do të ketë presidencën e radhës, presidenti Macron tha se “Këtë e bëjmë, por Rusia duhet të zbatojë marrëveshjen e Minskut. Rusia në momentin që zbaton këtë marrëveshje ajo të nesërmen përfshihet në grup”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Serbia
Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Serbia
Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Serbia
Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Serbia
Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

Evropa

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori