LAJMI I FUNDIT:

Samiti i Durrësit përfundon me mesazhe për bashkëpunim rajonal

Samiti i Durrësit përfundon me mesazhe për bashkëpunim rajonal

Kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe kryesuesi i Këshillit të BeH, në Samitin në të cilin morrën pjesë edhe Komisari evropian për zgjerim, Johannes Hahn dhe zëvendës kryetari i Bankës Botërore, Cyrill Muller arritën marrëveshje për hapa konkret për zbatimin e Planit aksional për Zonën rajonale ekonomike, që u definua në Samitin e Triestes, përcjell Telegrafi Maqedoni. Do të vendoset sistem i rregullt për ndjekje të zbatimit të planit, nën mbikëqyrje të drejtëpërdrejtë të përfaqësuesve politik të kryemninistrave të vendeve të rajonit.

“Qeveritë duhet të punojnë në interes të qytetarëve. Me lehtësimin e bashkëpunimit në planin ekonomik do të ketë rezultate konkrete, si për qytetarët dhe kompanitë në vendet tona, ashtu edhe në bashkëpunimin rajonal dhe në këtë mënyrë do t’i avancojmë integrimet euro-atlantike. Republika e Maqedonisë vazhdon me rolin e saj konstruktiv në këto procese”, tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në fjalimin e tij përmbyllës në Samitin e Durrësit.

Samiti joformal i kryeminuistrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor me komisarin Hahn dhe zëvendvskryetarin e Bankës Botërore, Muller, u mbajt me nismën e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në një resort turistik në Durrës.


Samiti kaloi në atmosferë konstruktive, me përshtypjen e përparimit të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore që është vërejtur dhe është përshëndetur nga komisari evropian për zgjerim, Johannes Hahn dhe përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore, të cilët i përkrahin mundin e vendeve të rajonit në rrugën euro-atlantike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Kalo në kategori