Bashkimi Evropian ndihmon Ballkanin Perëndimor për të dalë nga kriza e pandemisë dhe rinovon premtimin për pranim.
“Samiti i Zagrebit” – ky mbishkrim në posterin pas presidentit të radhës së Këshillit të BE-së, kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviç, dukej paksa provokues, paçka se ai ishte pjesëmarrësi i vetëm në Zagreb, i takimit virtual.
Dukej pak i humbur, ashtu i ulur në sallën e konferencave të Bibliotekës Kombëtare, anës një tryeze të madhe, të ndërtuar për 27 krerë vendesh. Përballë kishte vetëm një mur me kuadrot e vegjël të pjesëmarrësve nga tavolinat e shtëpive të tyre. “Është për të ardhur keq që nuk mund të takohemi fizikisht,” tha Plenkoviç.
Presidenca Kroate kishte vendosur ta bënte këtë samit të 27 vendeve të BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor pikën kulminante të gjashtëmujorit të saj në krye të BE-së. Andrej Plenkoviç, vendi i të cilit iu bashkua BE-së në vitin 2013 si anëtarja më e re, ishte veçanërisht i preokupuar për samitin me vendet fqinje me Kroacinë. Njëzet vjet më parë, kryeministri i sotëm, asokohe diplomat i ri, pat marrë pjesë në samitin e parë të atëherë 15 vendeve anëtare të BE-së me republikat e dala nga Jugosllavia, shkruan Deutsche Welle.
Sinjal ndaj Ballkanit Perëndimor
Pandemia e coronës i kishte prishur planet për një samit mahnitës në Zagreb, por mesazhi politik duhej të mbetej i njëjti. “Ballkani Perëndimor mbetet një përparësi kryesore për BE-në”, kishte thënë më parë për Deutsche Welle-n, komisioneri i zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi. Sipas diplomatëve të BE-së, fakti që pjesëmarrësve iu deshën tre orë për të mbajtur fjalimet e tyre të shkurtra nga ana e tij ishte një sukses në kohën e trazuar të Koronës.
27 krerët e shteteve dhe qeverive e ritheksuan zotimin e tyre që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbia, Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova) kanë një “perspektivë evropiane”. Sipas Komisionarit për Zgjerim, Varhelyi, kjo nuk është asgjë tjetër, veç perspektivës së anëtarësimit të plotë. Në këtë samit, megjithatë, nuk u përmend asnjëherë se kur do të vijë ai moment që të flitet për anëtarësime të reja.
Asnjë vendim i ri
Bisedimet me Serbinë dhe Malin e Zi kanë tetë, përkatësisht gjashtë vjet që kanë nisur dhe së shpejti pritet të fillojnë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi të jetë reformuar procesi i negociatave, nën presionin francez. Kosova dhe Bosnja-Hercegovina kanë ende një rrugë të gjatë për të bërë derisa të fillojnë negociatat e pranimit. Së pari duhet të arrihet një marrëveshje për statusin e Kosovës, e cila nuk njihet nga Serbia, por edhe nga pesë vende të BE-së. “Unë personalisht besoj se Bosnja dhe Hercegovina tani meriton të njihet si kandidate zyrtare për anëtarësim”, tha kryeministri Plenkovic, duke i dhënë shpresë shtetit fqinj. Por pa dhënë një datë konkrete, sepse deri në qershor apo tetor, nuk ka ende një agjendë.
Pas samitit, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e bëri të qartë edhe një herë se vetë aplikantët mund të ndikonin në përshpejtimin e negociatave. Kjo është nxitja që mundëson metodologjia e re e negociatave. “Sa më shpejt që të zbatohen reformat e premtuara, aq më shpejt mund të hapim kapitujt e negociatave. Ndërkohë edhe disa kapituj në të njëjtën kohë, kjo është e re,” tha von der Leyen. Një tjetër risi është se negociatat mund të prishen më shpejt se më parë, nëse një kandidat humbet zellin e tij për reforma.
Ndihmat për kapërcimin e pandemisë
BE premtoi 3.3 miliardë euro ndihmë financiare për Ballkanin Perëndimor për të kapërcyer dëmet e shkaktuara nga pandemia e virusit korona. Për Ballkanin Perëndimor, Unioni ndien “një përgjegjësi të veçantë, veçanërisht në lidhje me virusin e koronës”, tha Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen. Sipas kreut të administratës së BE-së, të gjashtë shtetet do të marrin nga BE-ja më shumë ndihmë se çdo grup tjetër shtetesh. BE-ja gjithashtu u zotua në deklaratën e saj përfundimtare të nisë një plan të gjerë investimesh për rajonin. Por ky plan ishte caktuar qysh para pandemisë.
“Shumë mirënjohje”
Në fillim të krizës së për shkak të coronavirusit, presidenti serb, Aleksandar Vuçic, pat shprehur dyshime se ekzistonte solidaritet evropian, duke e quajtur atë një iluzion. Kur erdhën ndihmat e para nga Kina, ai në mënyrë demonstrative puthi flamurin kinez. Nga qarqe diplomatike thuhet se disa vende kanë kërkuar më shumë mirënjohje nga Ballkani Perëndimor për dhurimet e bëra nga BE-ja, por Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, nuk dëshiroi të komentonte një pyetje të DW-së në konferencën virtuale për media, që zhvilloi ai pas samitit.
“Nuk mund të flas për krerët e qeverive të tjera, por është shumë e qartë se të gjashtë vendet po synojnë BE-në. Ky është qëllimi i tyre përfundimtar”, tha Plenkoviç. Ky samit ndihmoi drejt këtij synimi. “Ka shumë mirënjohje në kryeqytetet e rajonit për atë që po bën BE-ja. Dhe, nëse i shikoni vendet, ato janë të rrethuara nga BE-ja dhe nuk mund të shkojnë askund të tjetër“.
Në deklaratën e samitit, vendet e BE-së nxisin Ballkanin Perëndimor t’i përmbahet parimeve të politikës së jashtme të Unionit. Bëhet fjalë për të mos lejuar ndikimin e tepërt nga Kina, Rusia apo SHBA në Ballkan.
Kroacia, si organizatore, rekomandoi që samitet e Ballkanit Perëndimor të mbahen rregullisht çdo dy vjet. Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit, shprehu keqardhjen që nuk mund të udhëtonte për në Zagreb, por i premtoi Kryeministrit Plenkoviç se do të pasonte edhe një takim fizik. Disi. Dikur, pas coronës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albin-kurtilogo-780x439.jpg)
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/3-14-780x439.jpg)
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe