LAJMI I FUNDIT:

Sami Lushtaku shtron sofër me raki e birra për Thaçin e Majkon

Sami Lushtaku shtron sofër me raki e birra për Thaçin e Majkon

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajit, Sami Lushtaku, ka pasur një takim sot me presidentin e vendit Hashim Thaçi, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, në Drenas.

Lushtaku përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se ka pasur një ‘takim për qejfi’ siç e quan ai, me Thaçin, Majkon, Lladrovcin dhe disa miq të tjerë.

Në ‘sofrën’ e shtruar nga Lushtaku nuk kanë munguar rakia dhe birra, sipas tij ky takim u bë për të kujtuar të kaluarën dhe për të vazhduar rrugën e zhvillimit të Kosovës dhe Shqipërisë.


“Një takim për qejfi me miqtë e mi presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeministrin dhe ministrin aktual të Shqipërisë Pandeli Majko, zv.kryeminsitrin e Kosovës Dardan Gashi, kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovci dhe miq të tjerë. Çdoherë kënaqësi bashkëbisedimi me ta për të evokuar kujtime nga e kaluara por edhe për të vazhduar përpara rrugën e zhvillimit të shteteve tona”, ka shkruar Lushtaku, përcjell Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori