Bashkëpunimi i Samanta Karavellës me Gent Fatalin, mes tjerash nxiti spekulime se raporti i dy këngëtarëve ishte më shumë se kolegial.

Edhe në të kaluarën ka pasur thashetheme për lidhje të këngëtares nga Shqipëria me kolegët me të cilët ka bashkëpunuar, porse ajo thotë se gjithçka është vetëm në nivel profesional dhe se madje partneri i saj nuk do të jetë nga fusha e artit.


“Unë do të bëj prapë bashkëpunime me meshkuj, por uroj që të mos përmendet rendi i reperëve kosovarë. Në jetën time nuk do të ketë një bashkëshort artist, kjo është e sigurt”, ka thënë Samanta për Prive.

Më tej, ajo e ka përsëritur se vazhdon të jetë vetëm dhe se aktualisht e përmbush muzika. /Telegrafi/