Sam Smith është parë sërish në New York me të dashurin e tij të përfolur, Christian Cowan, ku këngëtari zgjodhi të dukej komod gjatë temperaturave të larta me një fund të bardhë.

Fituesi i “Grammy”, 31 vjeç, ishte për një shëtitje me stilistin e modës, me çiftin që dukej se po shijonin një bisedë gjatë rrugës.


Ansambli i tij u kompletua me çizme ‘Timberland’ ngjyrë kafe dhe çorape të bardha si dhe një koleksion zinxhirësh ari rreth qafës.

Screenshot 6 37 Foto: The Image Direct

Ndërkohë Christian, i cili u pa duke u puthur me Sam në qershor, u shfaq tërësisht në të zeza.

Dyshja kanë ndezur thashethemet për lidhje gjatë muajve të fundit, por asnjëri nuk ka komentuar publikisht, me Smith që e ka mbajtur jetën private larg vëmendjes.

Screenshot 7 33 Foto: The Image Direct

Artisti i famshëm ka qenë i zënë muajve të fundit me një turne botëror, i cili u ndërpre së fundmi pas një dëmtimi të kordave vokale.

Puthja e tyre ndodhi gjatë kohës kur ata po festonin Paradën e Krenarisë në Manhattan. /Telegrafi/

Screenshot 8 34 Foto: The Image Direct