LAJMI I FUNDIT:

Sallatë me fruta deti

Sallatë me fruta deti

Nevojiten:

* 5-6 karkaleca të mëdhenj
* 1 kallamar
* 1 sepje
* uthull
* vaj ulliri
* limon
* majdanoz, kripë

Përgatitja:
Lahen frutat e detit dhe i lëmë të ziejnë për rreth një orë, ndërkohë që brenda kemi hedhur pak vaj ulliri. Pasi kanë zier dhe janë ftohur, i presim pjesë-pjesë.


I hedhim në pjatë dhe shtojmë uthullën, limonin, kripën dhe majdanozin.

Që të bëhen sa më të shijshme, i vendosim në frigorifer për një orë. Ndërkohë, frutat e detit i kanë përthithur mjaftueshëm uthullën dhe limonin.