LAJMI I FUNDIT:

Salihaj: Mund të më përjashtojnë nga LDK-ja, por demarkacionin s’e votoj

Salihaj: Mund të më përjashtojnë nga LDK-ja, por demarkacionin s’e votoj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka thënë se atë edhe mund ta heqin nga listat për deputet në zgjedhjet e ardhshme, ose ta përjashtojnë tërësisht nga LDK-ja, por ai s’e ka ndërmend ta votojë Demarkacionin në këtë formë siç është tani.

“Mund të ndodhë edhe përjashtim nga lista edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, por gjithmonë parimi im ka qenë interesi i shteti dhe jo partiak. As këtë herë nuk do të çojë peshë asnjë kërcënim”, ka thënë Salihajnë Zona B të Klan Kosovës.

“Askush nuk ka të drejtë të na bëj presion të caktuar. Kur të vijë koha e listave, mund të mos jemi në ato lista, por mendimi im nuk ndryshon. Unë jam në LDK nga fillimi dhe është absurde të më përjashtojnë, por mund të ndodhë”.


Sahilaj ka treguar përse ai nuk do ta votojë Demarkacionin.

“Në fillim kisha një bindje që është gjithçka në rregull. Një kohë kisha këtë bindje, por më vonë kur filluan të dalin fakte të reja dhe të flasin ekspertët atëherë mendova përsëri se a është në rregull dhe fillova të dyshojë në vërtetësinë e komisionit dhe krijova një bindje se nuk është gjithçka në rregull dhe nuk është mirë të merret një vendim i tillë me dyshime”.

“Vërtetë s’e kuptoj se sa do që po zgjatet kjo çështje vetëm po rritet problemi dhe po komplikohet më shumë”, tha Salihaj. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Drejtësi
Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Kronika e Zezë
Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Politikë
Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Lajme
Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

Lajme
Kalo në kategori