LAJMI I FUNDIT:

Salihaj: Demarkacioni në Kuvend, do të kemi tensione të shkaktuara nga PDK-ja

Salihaj: Demarkacioni në Kuvend, do të kemi tensione të shkaktuara nga PDK-ja

Sjellja në Kuvend e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk është e përshtatshme. Kështu të paktën ka vlerësuar deputeti nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj.

“Deputetëve nuk u është thënë se do të vijë Marrëveshja e Demarkacionit në Kuvend. Është thënë se do të vijë raporti i Komisionit për Matjen e Territorit. Por, pavarësisht krejt kësaj, mendoj se nuk janë rrethanat e përshtatshme për ta sjellë Marrëveshjen e Demarkacionit në kuvend”, ka thënë Salihaj për Telegrafin.

Sipas tij nuk është e përshtatshme, për shkak të përpjekjeve të PDK-së për ta anuluar ligjin për Gjykatën Speciale.


Salihaj më tej ka theksuar se situata mund të përkeqësohet dhe se për këtë do të jetë fajtore PDK-ja.

“Demarkacioni nuk bënë të sillet në Kuvend, veçanërisht tash pas përpjekjeve të PDK-se për ta anuluar Ligjin për Gjykatën Speciale. Duhet pritur që rrethanat do të ashpërsohen dhe do të kemi tensione të shkaktuara nga PDK, e cila synon ta instrumentalizoje opozitën për qëllimet e saj”, ka thënë Salihaj.

Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani i cili ka kërkuar nga kryeministri dhe deputetët që të rikthehet edhe një herë ligji për Gjykatën Speciale dhe që Kuvendi i Kosovës të shqyrtojë edhe një herë, sepse ajo është kundër interesit të Kosovës, kundër familjeve të dëshmorëve.

Ndërkaq veteranët kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë mbajtjen e seancave deri në shqyrtimin e ligjit për Specialen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori