Kryetari i suspenduar i Gjykatës së Apelit, i cili akuzohet për disa vepra penale të korrupsionit, Salih Mekaj, ka reaguar kundër shkrimit të titulluar “Telefonata që e solli Salih Mekaj në krye të Gjykatës së Apelit” të botuar në Insajderi, në kuadër të shkrimeve Dosja e Shefave.
Mekaj, shpjeguar procedurat e zgjedhjet se tij si kryetar, por nuk është deklaruar fare për njohjet dhe lidhjet e tij me Xhevat Grabovcin, një kushëri i Adem Grabovcit, i cili intervenon që Kuvendi ta zgjedh Mekajn.
Telefonata kishte ndodhur saktësisht në kohën kur Mekaj ishte emëruar anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Reagimi i plotë
Pas përfundimit të një trajtimi mjekësor që e kam pas ditëve të fundit, kam kuptuar se Gazeta online Insajderi e paska publikuar një shkrim me titull “Telefonata qe e solli Salih Mekajn në krye të Gjykatës së Apelit”, të autorit Vehbi Kajtazi, e cila informatë pastaj u është shpërndarë edhe mjeteve të tjera të informimit. Ju lutem që, me qëllim të informimit të drejtë dhe të sakët të publikut për të vërtetën lidhur me zgjedhjen time si kryetar i Gjykatës se Apelit, ta publikoni këtë Reagim timin.
Shkrimi i publikuar është i bazuar në përgjimin e një bisede telefonike të zhvilluar diku gjatë muajve nëntor-dhjetor të vitit 2011, në mes të Kryetarit të Grupit parlamentar të PDK Adem Grabovci dhe një kushëririt të tij, dhe si i tillë ky shkrim ka për qellim shtrembërimin e fakteve dhe dezinformimin e publikut lidhur me procedurën e ndjekur për zgjidhjen time në krye të Gjykatës së Apelit.
Së pari, kjo bisedë telefonike është zhvilluar në fund të vitit 2011, kur Gjykata e Apelit nuk ishte konstituuar ende, ani pse me Ligjin për Gjykatat ishte parashikuar themelimi dhe funksionalizimi i saj nga fillimi i vitit 2013. Pra, në atë kohë nuk ka qenë ende i shpallur Konkursi për gjyqtarë të kësaj gjykate, nuk janë ditur kriteret e konkursit, e as emrat e kandidatëve që do të paraqitën në konkurs, e aq më pak emrat e gjyqtarëve që do të zgjidhen.
Se dyti, emërimin, riemërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve nuk e bën Kuvendi, e as ndonjë grup parlamentar apo strukturë e Kuvendit, e aq më pak ndonjë individ pavarësisht pozitës së tij.
Sa për informim të publikut po theksoj së sipas nenit 104 par.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët i emëron, riemëron dhe shkarkon Presidenti i Republikës me Propozim të Këshillit gjyqësor, që do të thotë se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk e ka asnjë kompetencë Kushtetuese a ligjore për emërimin e gjyqtarëve. Këtë fakt e ka pas të njohur autori i këtij shkrimi, ashtu siç e ka çdo qytetar që ka sado pak informacione për sistemin tonë gjyqësor.
Se treti, emërimi i gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit është bërë në bazë të Konkursit të shpallur nga Këshilli gjyqësor i Kosovës, ndërkaq seleksionimi dhe propozimi i kandidatëve që i kanë plotësuar kushtet ligjore dhe kushtet tjera të veçanta të parashikuara me Konkurs, është bërë nga një Komision i pavarur i përberë nga përfaqësuese të KGJK dhe Gjyqtarë të Gjykatës Supreme të Kosovës. Ky Komision i ka rekomanduar KGJK kandidatet qe i ka vlerësuar si më te suksesshëm dhe pastaj Këshilli gjyqësor i Kosovës ka vendos për zgjidhjen e 34 gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit, në mesin e të cilëve kam qenë edhe unë.
Se katërti, KGJK duke u bazuar në nenin 22 par. 2 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, në një mbledhje të mbajtur me gjyqtarët e zgjedhur për gjyqtarë të Gjykatës se Apelit. Në këtë takim, unë jam propozuar nga 33 gjyqtarët e pranishëm që të zgjidhëm në krye të kësaj gjykate, propozim i cili pastaj është pranuar nga KGJK.
Pra, kjo është e vërteta rreth zgjedhjes sime si kryetar i Gjykatës së Apelit dhe zgjedhja ime nuk është rezultat i ndonjë telefonate, apo ndërhyrje nga jashtë, siç pretendohet në këtë shkrim të Insajderit.
Të gjitha materialet e Konkursit dhe zgjedhjes sime në krye të Gjykatës së Apelit, janë dokumente publike në të cilat mund të këtë qasje secili qytetar, po edhe secili gazetar, mirëpo autorit të këtij shkrimit, për arsye të panjohura për mua, nuk i ka interesuar hulumtimi i se vërtetës rreth zgjedhjes sime.
Konsideroj se Ky shkrim dhe shkrimet e komentet tjera të bazuara në te, nuk jam në shërbim të informimit të drejtë e të plotë të publikut, por janë të orientuara kundër autoritetit dhe reputacionit tim dhe të gjyqësorit në përgjithësi dhe unë mendoj së reagimet e para kundër shkrimeve të tilla është dashtë të vijnë nga segemente të sistemit gjyqësor siç janë KGJK dhe Gjykata e Apelit, por kjo është çështje e tyre.
Me respekt,
Salih Mekaj
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?