LAJMI I FUNDIT:

Sali Berisha sonte i përgjigjet Thaçit (Video)

Sali Berisha sonte i përgjigjet Thaçit (Video)

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha sot ka folur për të gjitha çështjet që i ka ngritur presidenti Hashim Thaçi lidhur me figurën e tij, por që nuk i ishte drejtuar konkretisht me emër.

Berisha ka folur nëse ka arrestuar Adem Jasharin dhe komandantët e tjerë te UÇK-së, për embargon e naftës kundër Jugosllavisë, strehimin ose jo te Arkanit dhe Bin Ladenit në Shqipëri në kohën sa Berisha ishte në pushtet!

Ish-kryeministri shqiptar ka folur edhe nëse kishte pasur ftohje të marrëdhënieve me Rugovën dhe nëse e kishte përkrahur Demaçin me politika më radikale!


Berisha i ka quajtur të mjera komentet e Thaçit.

“Nuk ka mjerim më të madh se sa të përpiqesh ta pastrosh fytyrën me mbetjet e kuzhinës së Beogradit. Kjo është e vetmja përgjigje që kam”, kështu i është përgjigjur ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha, presidentit Hashim Thaçi.

Intervista e realizuar me Berishën nga gazetari Ermal Panduri, transmetohet sonte në orën 20:45 në RTV Dukagjini.