Salca ‘guacamole‘: Shije tradicionale meksikane – e përsosur për tortila, tost, fajitas, etj.
20:"GBYNGK Guacamole dip 17:"Alamy Stock Photo
Do ta adhuroni këtë salcë ekzotike! Përbërësit: - ½ qepe e grirë imët; - 1 grusht koriandër e freskët; - 1 spec djegës; - kripë dhe piper, sipas shijes; - 2 avokado të mëdha të pjekura (shtypni me pirun); - 2 lugë lëng limoni të gjelbër; - 2 qepë të reja të grira; - 1 lugë e vogël susam të zi.
Përgatitja:
Në një enë përzieni qepën, koriandrën, specin, kripën dhe piperin.
Shtypni me pirun në mënyrë që të lirojnë lëngjet dhe aromat. Shtoni lëngun e limonit të gjelbër dhe avokadon.
Përzieni derisa masa të bashkohet, pastaj shtoni qepën e re. Përzieni mirë dhe qitni përbërjen sipas dëshirës.
Mund të përdorni fara susami të zi, nëse dëshironi të eksperimentoni me shijet, mbi sipërfaqe qitni shegë apo kube mangoje.
Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals































