Raportohe se Arsenali ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin qendror të Saint Etienne, William Saliba, derisa do të bisedojnë me francezët për shumën e lojtarit.

Mbrojtësi i talentuar ka bërë 19 paraqitje në të gjitha garat për klubin francez, duke u shpërblyer së fundmi me një kontratë katërvjeçare.


Arsenali ka kohë që po e shikon zhvillimin e lojtarit, gjersa po planifikon që në këtë verë t’i paguajë 30 milionë euro për 18-vjeçarin.

william saliba pourrait quitter asse pour manchester united

L’Equipe raporton se Saint Etienne është në disponim për ta arritur një marrëveshje me Arsenalin, ndërsa Saliba thuhet se do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare në Emirates.

Trajneri i skuadrës londineze, Unai Emery, është duke kërkuar me ngulm që ta përforcojë mbrojtjen për sezonin e ri, andaj 18-vjeçari do të jetë transferimi i tij i parë.

'Gunners' në sezonin e ardhshëm nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve, pasi në edicionin që lamë pas kanë përfunduar në vendin e pestë në Ligën Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app