Salah nuk e kishte shikimin e qartë në ekzekutimin e penalltisë për shkak të laserëve – tifozët mendojnë se duhej riekzekutuar

Egjipti u eliminua nga Senegali në garën për kualifikim në Kampionatin Botëror, ndërsa Mohamed Salah e humbi penalltinë në atë ndeshje.
Faraonët kishin fituar me rezultat 1-0 në sfidën e parë dhe i tillë ishte rezultati edhe në sfidën kthyese, ashtu që u ekzekutuan njëmbëdhjetëmetërshat.
Dhe pas ekzekutimeve nga pika e bardhë, më të saktë ishin senegalezët, të cilët morën vizën për ‘Katar 2022’.
Tre futbollistë të Egjiptit dështuan nga penalltia, ndërsa njëri prej tyre ishte edhe Mohamed Salah.
Mirëpo, në momentin e ekzekutimit, drita të shumta të laserit ishin të drejtuara drejt syve të tij duke bërë që shikimin ta kishte të paqartë dhe ylli i Liverpoolit gjuajti mbi portë.
Në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta lidhur me këtë ndodhi dhe shumë tifozë mendojnë se Salah është dashur ta ekzekutonte sërish penalltinë. /Telegrafi/




































