LAJMI I FUNDIT:

Salah kthehet i lënduar te Liverpooli

Salah kthehet i lënduar te Liverpooli

Mohamed Salah është kthyer te Liverpooli për trajtimin e një tendosje të muskujve të pësuar në fitoren e Egjiptit ndaj Swazilandit (Eswatinit) të premten.

Egjipti ka shënuar fitore me rezultat 4-1 ndaj Sëaizlandit dhe edhe një herë lojtari kyç i tyre ishte Salah.

Salah shënoi direkt nga një goditje e këndit në kualifikueset e Kupës së Kombeve të Afrikës duke bërë një gol të rrallë.


Salah kthehet te Egjipti me një super gol nga goditja nga këndi
Lexo po ashtu Salah kthehet te Egjipti me një super gol nga goditja nga këndi

Megjithatë, ylli egjiptian u detyrua të largohej nga fusha pasi iu shfaq një dëmtim i kofshës.

Duke folur drejtpërsëdrejti pas ndeshjes, ndihmës- trajneri Hany Ramzy ka thënë se lëndimi i tij nuk duket të jetë serioz.

“Diagnoza primare e konfirmon se është vetëm një tendosje dhe asnjë këputje e muskujve nuk është e dukshme”, ka thënë Ramzy për Sports.

Egjipti tani ka konfirmuar se Salah do të kthehet në Liverpool dhe nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e kthimit të së martës me Swazilandin.

Me ekipin anglez, Salah do të bëjë edhe disa kontrolle mjekësore për të parë saktë dëmtimin e yllit të tyre. /Telegrafi/