Salah fiton çmimin 'Puskas', goli i tij ndaj Evertonit zgjidhet më i miri i vitit nga FIFA

Në kryeqytetin e Anglisë, Londër, është mbajtur ceremonia e ndarjes së cmimeve për më të mirët e vitit nga FIFA.
FIFA ka zgjedhur më të mirët e vitit në ceremoninë e filluar në Londër nga ora 19:30.
Çmimi i parë që është ndarë është ai për golin më të mirë të vitit i njohur si 'Puskas'.
Ky çmim shkoi për yllin egjiptian të Liverpoolit, Mohamed Salah.
Salah e fitoi çmimin për golin më të mirë të vitit me golin e shënuar në derbin e madh lokal ndaj Evertonit.
Në garë përveç Salahut kishte edhe shumë emra tjerë të mëdhenj si Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Gareth Bale.
Ky çmim u nda nga Didier Drogba dhe Noel Gallagher. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
24/09/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































