Mohamed Salah ka thënë se dëshiron të arrijë sa më shpejt golin e tij të 100-të me Liverpoolin.

Egjiptiani kohëve të fundit u bë lojtari më i shpejtë që shënon 50 gola për klubin anglez.


Kjo pasi pati një sezon të pabesueshëm vitin e kaluar duke arritur 44 gola në 52 paraqitje, ndërsa deri më tani ka arritur në shifrën e 52 golave në 69 ndeshje.

Me arritjen e mbi 50 golave, tani Salah synon të arrijë plot 100 sa më shpejt dhe këtë e ka thënë gjatë një interviste për mediat angleze.

Mohamed Salah 1 Mohamed Salah (Getty Images)

"Të jem lojtari më i shpejtë që arrin të shënojë pesëdhjetë gola për klubin është diçka e madhe", ka thënë fillimisht Salah për BBC Sport.

"Jam i lumtur për këtë dhe kam nevojë për të vazhduar për të shënuar më shumë gola - jam duke pritur për të shënuar qindra gola!"

"Çdo gol në Anfield, më bën të ndihem mirë gjithmonë".

"Sidomos goli kundër Tottenhamit, ashtu siç ishte në dy apo tre minutat e fundit, ju përdorni fuqinë tuaj, forcën tuaj, aftësitë tuaja. Ishte një gol i madh për mua dhe një moment i mrekullueshëm", përfundoi egjiptiani. /Telegrafi/

telegrafi sport app