Kanë kaluar afro një muaj që kur u bë e ditur se për herë të parë në historinë shqiptare, një film kosovar do e ketë premierën në njërin prej festivaleve më të mëdha në botë, Toronto International Film Festival (TIFF).
Bëhet fjalë për filmin “ZANA”, një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare, e cila përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës.
Dhe ky film debutues i regjisores Antoneta Kastrati, përveç se mahniti publikun me premierën e tij në Toronto të Kanadasë, së fundmi është përzgjedhur nga komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë Best International Feature të OSCAR.
Duke qenë se është një sukses tejet i madh për vendin tonë, protagonistja kryesore e filmit, Adriana Matoshi në një intervistë për Telegrafin, vjen për të folur më shumë rreth vështirësive gjatë xhirimeve të filmit, emocioneve, udhëtimin përtej oqeanit Atlantik. Ajo po ashtu flet edhe për aktrimin në Kosovë, aktorët dhe përkrahjen nga institucionet në vend.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/10/antonta-1.jpg)
“Zana” tashmë ka bërë histori duke u përzgjedhur si filmi i parë kosovar me premierë në Toronto, si jeni ndjerë që Kosova udhëton drejt Kanadasë për një sukses si ky?
Nuk ka ndjenjë më të mirë kur filmi që ti je pjesë e tij me pas premierën botërore në njërin nga festivalet më të mëdha në botë. Filmi kosovar me një skenar të fuqishëm e me lojë të aktorëve brilliant është vlerësuar dhe nivelizuar me filmat më të mëdhenj në botë.
Na përshkruani pak rrugën përtej oqeanit Atlantik, emocionet dhe gjithçka nga Toronto International Film Festival (TIFF)?
Është hera e parë që unë kam vendosur ta kaloj oqeanin, kjo për shkak të frikës sime nga aeroplani, por nuk kam mundur të i rezistoj atij festivali, gjithçka ishte perfekte, eventet me njerëz të filmbërësve më të mëdhenj në botë dhe ti aty? Të jesh pjesë e tepihut të kuq, e të jesh pjesë në studio më të mëdha në vend, thjesht një ëndërr e kahmotshme që u bë realitet.
Sa ishte e vështirë për ty, si një prej protagonisteve kryesore, realizimi i një filmi si ky, marrë parasysh tematikën që ka?
Ky ka qenë një nga rolet e mia më të vështira gjatë gjithë karrierës sime, unë jam njëra nga ato aktore që mishëron me rolin dhe e bëj me ndjenja, thjesht kam hyrë në shpirtin e personazhit tim Lumes, çdo skenë e kam bërë me shpirt dhe kam jep gjithçka nga vetja. Ka qenë shumë e vështirë me mbajt emocionin dhe gjendjen për arsye edhe të periudhave kohore, sepse filmi është xhiruar në dy stinë, dimër dhe verë, pastaj në temperatura shumë të ftohta ku unë kam pas skena jashtë në borë dhe me ato temperatura me mbajt gjendjen emocionale të personazhit ka qenë jashtëzakonisht e vështirë.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/10/antoneta2-1.jpg)
Tanimë kur “Zana” ka hyrë në garë për kategorinë “Best International Feature” në Oscars, cilat janë pritshmëritë tuaja, mendoni se do arrini të rrëmbeni çmimin?
Edhe pse është shumë e vështirë për të hyrë në Akademi në Oscar, thjesht besoj në mrekullinë e Zotit, sepse ky film është i bazuar në ngjarje të vërtetë me pak nuanca më ndryshe, të humbësh nënën dhe motrën gjatë luftës në Kosovë që i ka ndodhë regjisores e më pas të kesh pasoja dhe trauma për 20 vite me radhë, e pastaj të shkruhet një skenar për 5 vite e mandej me xhirime me montim të filmit e mos të flas vështirësitë tjera gjatë shkollimit të saj, thjesht është një mund sakrifice dhimbje mllef dashni përkushtim e energji për me i mbledh forcat me bo diçka për Kosovën dhe për një nga historitë e saj. Mendojmë që ne e meritojmë me plotkuptimin e fjalës, nuk po flas për veten në këtë rast, unë e kam më leht sepse nuk e kam humbur askënd, por sado pak kam hyrë në shpirtin dhe kam bashkëndjerë me njerëzit që i kanë humb të dashurit e tyre.
Cili është qëllimi kryesorë i këtij filmi, të rikthehemi edhe njëherë dhe t’i kujtojmë këto kohë të vështira lufte, apo si?
Qëllimi nuk e di çfarë të them përveç me i tregu botës që Kosova ka histori dhe kosovarët dijnë të bëjnë filma.
Roli që ke në këtë film duket të jetë goxha i vështirë për t’u marrë përsipër, ndonëse nuk mungon edhe në role të tjera. Nga të gjitha këto, cili prej tyre ka qenë me të vërtetë sfidues për ju?
Aktrimi nuk është aspak profesion i lehtë, madje është shumë i vështirë, po e deshe me zemër, bëje me zemër.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/10/antoneta3-1.jpg)
Ju ka ndodhur ndonjëherë që t’i shikoni filmat, pjesë e të cilave keni qenë vet ju, dhe të jini kritike rreth mënyrës se si keni aktruar?
Unë i shikoj filmat dhe jam kritike e vetes, gjithmonë mendoj që kam mundur më mirë, por prapë deri sot jam shumë e kënaqur me punën time.
Nga këndvështrimi juaj, si është të qenurit aktore në Kosovë dhe ku mendoni se fshehet çelësi i një karriere të suksesshme?
Përpara ka qenë më mirë, kemi aktorë shumë të mirë, regjisorë etj, mungon përkrahja dhe mbështetja për ne si komunitet, neve na duhet vëmendje buxhet dhe përkrahje.
Adriana të falenderojmë për intervistën, krejt për fund, cili është mesazhi juaj për lexuesit e Telegrafit?
Ju falenderoj juve, mesazhi im do ishte të jemi sa më pozitiv dhe falënderues për jetën që e kemi të sillemi sa më mirë me njëri-tjetrin.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/10/Premiera-e-filmit-Zana-në-Toronto-8-1.jpg)
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474760921_947659314132869_9216424812865863447_n-780x439.jpg)
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike
![Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesssss.jpg)
Gjesti 'harron' për një moment Eglin, argëtohet me vajzat e tjera të shtëpisë në dhomën e gjumit
![Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-c24cb82e-a8b9-4d21-84d5-20b3f9eb5afb-780x439.jpeg)
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme
![Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/partite-fushata-780x439-1.jpg)
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë
![Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nisss.jpg)
Livia përjeton atak paniku pas debatit me Vserlon, banorët reagojnë të shqetësuar dhe i vihen në ndihmë
![Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-121-780x439.jpg)
Drenusha Latifi: Pas daljes nga Big Brother vajza ime nuk ka qenë mirë, e kam çuar edhe në psikologë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/475106830_10161359208937759_2670445420116284854_n-780x439.jpg)
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara
![Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-77-e1734330900442-780x439-1.jpg)
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori
![Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lcimg-83a3cb58-fcd8-4dce-8dbd-34da9d7318bf-780x439.jpeg)
Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/JEZUUU8-e1739916262598-780x439.jpg)
"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA
![Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/PDK-dhe-Mediat-foto-Ridvan-Slivova-1-780x439.jpg)
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së
![Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/03/Ismet-Kryeziu-780x439.jpg)
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame