LAJMI I FUNDIT:

Saimir Tahiri sërish sot para Gjykatës

Saimir Tahiri sërish sot para Gjykatës

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur sërish sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, ku pritet të jepet vendimi për të.

Më 28 shkurt, Prokuroria për Krime të rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Një javë më parë, nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tahiri tha se politika, krimi dhe drejtësia janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë. /Telegrafi/