LAJMI I FUNDIT:

Saha: Nëse dikush nuk e do Ronalon si bashkëlojtar, atëherë është futbollist që nuk i pëlqen puna

Saha: Nëse dikush nuk e do Ronalon si bashkëlojtar, atëherë është futbollist që nuk i pëlqen puna

Louis Saha ka vlerësuar cilësitë e ish-bashkëlojtarit të tij, Cristiano Ronaldos, duke thënë se trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është me fat që e ka rikthyer në “Old Trafford”.

Ish-sulmuesi i Djajve të Kuq , që luajti për këtë klub në mes viteve 2004 dhe 2008, beson se nëse ndonjë bashkëlojtar nuk e do Ronaldon është se ata nuk mund të përputhen me shkallën e punës dhe përkushtimin e yllit portugez.

“Solskjaer duhet të jetë shumë i lumtur me kthimin e [Ronaldos], sepse ai është një jashtëtokësor”.


“Ai mund të luajë në çdo ekip apo kampionat në botë dhe gjithmonë do të shënojë gola. Ai ka një përkushtim dhe një kapacitet për sakrificë që askush tjetër nuk e ka”.

“Gjithashtu, nëse ka një lojtar me ndikim në mbarë botën, ai është Cristiano Ronaldo. Nuk po flas vetëm për futbollin. Gjithashtu në një nivel shoqëror. Shumë njerëz janë të vetëdijshëm për atë që ai bën. Ai është një model dhe një frymëzim”.

“Marrëdhënia ime me të ishte e thjeshtë sepse ne të dy punonim shumë. Nëse nuk të pëlqen Cristiano si shok skuadre, kjo është sepse nuk je një punëtor. Është kaq e thjeshtë”.

“Përveç kësaj, ai ishte një djalë që gjithmonë buzëqesh, ishte intim dhe i respektueshëm, nga ana tjetër, ndonjëherë kisha ndjenjën se e kisha të pamundur ta mbroja”.

“Do të doja të luaja përsëri me të. Edhe pse është minuta e 90-të, ju mendoni se ai ende mund të shënojë një gol, dhe nëse duhet të shënojë pesë në një ndeshje, këtë e bën”, ka thënë Saha në një ngjarje të Sport Integrity Global Alliance (SIGA). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipit - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori