Sabiani dhe Adelina Berisha vijnë me këngën e re "Ma kadal"

Këngëtarët e njohur shqiptarë, Sabiani dhe Adelina Berisha, kanë prezantuar sot (e premte) projektin e ri muzikor.
“Ma kadal” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë kompletuar edhe me videoklip.
Artistja e njohur ka bërë një paraqitje të mrekullueshme në klip, gjersa ka rrëmbyer vëmendje me stilin e veçantë të veshjes.

Kënga është ritmike, e realizuar për kohën e verës dhe besohet që do të pëlqehet edhe nga publiku e fansat e tyre.

Teksti është shkruar nga Saia, kurse për muzikën u përkujdes Sabiani dhe Marsel Gunga.

Producimi ndërkohë u bë nga Gravity Music me video të realizuar nga ‘Fullmon Production’.
Projektin tanimë të plotë mund ta gjeni në kanalin zyrtar, YouTube. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
01/07/2022
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































