Toni i konservuar është vërtet i pasur me lëndë ushqyese të ndryshme
Është e rëndësishme të mos e teproni me konsumimin e këtij ushqimi, sepse në të kundërtën mund të ndodhë helmimi me zhivë.
Artikujt ushqimorë që përmbajnë proteina janë shumë të dobishme në ushqim, sepse na ndihmojnë të qëndrojmë të ngopur më gjatë dhe kështu të konsumojmë më pak kalori, transmeton Telegrafi.
Sipas disa të dhënave, edhe pse mund të shihet në çdo paketë, një konservë ton (tuna) e mbushur me vaj përmban rreth 46.6 gram proteina.
Pra, kjo është pa dyshim një mënyrë e mirë për të marrë proteina gjatë ditës.
Është i mirë për shëndetin e syve dhe trurit
Falë acideve yndyrore omega-3 që përmban, toni ka një efekt të mirë në shëndetin e trurit dhe syve. Acidet yndyrore omega-3 përmirësojnë kujtesën, por gjithashtu reduktojnë inflamacionin dhe lehtësojnë simptomat e syrit të thatë.
Ju mund të shtoni peshë
Mbani në mend se nëse hani shpesh ton të mbushur me vaj, mund të shtoni peshë. I konservuar në këtë mënyrë, toni ka më shumë kalori dhe yndyrë, ndaj nuk është tepërt t’i kushtoni vëmendje, veçanërisht nëse merrni parasysh numrin e kalorive.
Mund të ndjeni fryrje
Një përbërës që gjendet në të gjithë tonin e konservuar është natriumi, i cili, në varësi të sasisë së tij, mund të çojë në fryrje. Ekspertët thonë se një kënaçe ton ka një të katërtën e konsumit ditor të natriumit ose kripës.
Mund të helmoheni
Nëse hani shumë ton, mund të ndodhë helmim me merkur. Toni i konservuar përmban dukshëm më pak merkur sesa toni i freskët, që do të thotë se mund ta hani më shpesh. Ekspertët thonë se një i rritur mund të hajë tre deri në katër porcione ton në javë pa frikë nga helmimi, që është midis 168 dhe 224 gram (një porcion peshon 56 gram). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Zgjoheni të lodhur? Mjeku tregon se si të llogarisni kohën ideale për të shkuar në shtrat

Si duket procesi i fekondimit in vitro? Videoja që është parë nga miliona njerëz shpjegon gjithçka

Çfarë do të ndodhte nëse në vend të kafes do të pinit çaj?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë