Përshtypja e parë kur është fjala për seksin për shumicën prej nesh është kënaqësia. Mirëpo, ekspertët konstatojnë se bërja dashuri ka të mira të shumta shëndetësore.
Dhembja e kokës
Seksi zbut dhembjen e kokës. Çdoherë kur bëni dashuri, enët e gjakut në tru shtendosen.
Zënia e hundës
Seksi është antihistaminik natyror. Ai ndihmon në luftë kundër astmës dhe alergjisë pranverore, transmeton Telegrafi.
Flokët dhe sytë
Bërja dashuri është tretman i bukurisë. Ekspertët kanë zbuluar që femrat gjatë marrëdhënies seksuale prodhojnë sasi të mëdha estrogjeni i cili flokëve u jep butësi, ndërkaq syve shkëlqimin.
Muskujt
Seksi është njëri ndër sportet më të sigurta. Bërja dashuri forcon tonusin e muskujve të trupit të femrës dhe të mashkullit. Kjo gjithsesi është më argëtuese se 20 rrathë notimi në pishinë, ndërkaq nuk kërkon pajisje të veçantë.
Lëkura
Nëse bëni dashuri ngadalë, butësisht dhe të relaksuar, zvogëloni shanset që të sëmureni nga dermatitisi, sukrepi dhe aknet. Djersitja pastron poret dhe e bën lëkurën të shkëlqyeshme.
Kaloritë
Të bërit dashuri mund të shkrijë të gjitha kaloritë të cilat i keni marrë gjatë darkës romantike një natë më parë, e që është radha e pritur e ngjarjes pas saj.
Depresioni
Seksi është i ilaç i shkëlqyeshëm kundër depresionit, liron endorfinë në gjak, gjë që çon deri në eufori.
Qetëson
Seksi është i shkëlqyeshëm për qetësim si të nervave ashtu edhe të muskujve. Është më i dobishëm sesa tabletat e qetësimit.
Feromonet
Sa më shumë seks aq më mirë, sepse trupi aktiv liron më shumë feromone. Kjo aromë natyrore e gjëndrave të trupit tonë është e pavërejtshme për hundën tonë, mirëpo është shumë inspiruese për femrat!
Dhëmbët
Puthja çdo ditë, do të thotë më pak vizita te dentisti. Puthja nxit jargët, pastron dhëmbët dhe zvogëlon sasinë e thartirës e cila shkakton kariesin dhe pengon problemet orale. /Telegrafi/