Përshtypja e parë kur është fjala për seksin për shumicën prej nesh është kënaqësia. Mirëpo, ekspertët konstatojnë se bërja dashuri ka të mira të shumta shëndetësore. Dhembja e kokës Seksi zbut dhembjen e kokës. Çdoherë kur bëni dashuri, enët e gjakut në tru shtendosen.

Zënia e hundës Seksi është antihistaminik natyror. Ai ndihmon në luftë kundër astmës dhe alergjisë pranverore, transmeton Telegrafi.


Flokët dhe sytë Bërja dashuri është tretman i bukurisë. Ekspertët kanë zbuluar që femrat gjatë marrëdhënies seksuale prodhojnë sasi të mëdha estrogjeni i cili flokëve u jep butësi, ndërkaq syve shkëlqimin.

Muskujt Seksi është njëri ndër sportet më të sigurta. Bërja dashuri forcon tonusin e muskujve të trupit të femrës dhe të mashkullit. Kjo gjithsesi është më argëtuese se 20 rrathë notimi në pishinë, ndërkaq nuk kërkon pajisje të veçantë.

42 26879599 1

Lëkura Nëse bëni dashuri ngadalë, butësisht dhe të relaksuar, zvogëloni shanset që të sëmureni nga dermatitisi, sukrepi dhe aknet. Djersitja pastron poret dhe e bën lëkurën të shkëlqyeshme.

Kaloritë Të bërit dashuri mund të shkrijë të gjitha kaloritë të cilat i keni marrë gjatë darkës romantike një natë më parë, e që është radha e pritur e ngjarjes pas saj.

Depresioni Seksi është i ilaç i shkëlqyeshëm kundër depresionit, liron endorfinë në gjak, gjë që çon deri në eufori.

Qetëson Seksi është i shkëlqyeshëm për qetësim si të nervave ashtu edhe të muskujve. Është më i dobishëm sesa tabletat e qetësimit.

Feromonet Sa më shumë seks aq më mirë, sepse trupi aktiv liron më shumë feromone. Kjo aromë natyrore e gjëndrave të trupit tonë është e pavërejtshme për hundën tonë, mirëpo është shumë inspiruese për femrat!

Dhëmbët
Puthja çdo ditë, do të thotë më pak vizita te dentisti. Puthja nxit jargët, pastron dhëmbët dhe zvogëlon sasinë e thartirës e cila shkakton kariesin dhe pengon problemet orale. /Telegrafi/