Sa mirë e njihni veten? Sa i mirë është komunikimi me seksin tjetër? Mbi marrëdhëniet burrë-grua janë bërë shumë studime. Ndonjëherë shkencëtarët dalin në përfundime befasuese. Zbuloni se çfarë urrejnë më shumë bashkëshortët tek njëri-tjetri!
Vlen njësoj si për burrat dhe gratë: Partneri vjen nga një planet tjetër
Çfarë shkakton më shpesh zemërim në çift? Nuk e kuptojnë më njëri-tjetrin, apo janë problemet financiare? Edhe kur një lidhje martesore ka mbijetuar, jo rrallë takojmë famëkeqen “prishje e lidhjes për arsye të monotonisë”.
E vërteta është se pas këtyre qëndrojnë kryesisht arsye pa rëndësi, të cilat ia marrin frymën dalëngadalë dashurisë.
Çfarë nervozon gratë:
Nuk më thotë asnjëherë se sa e rëndësishme jam për të
Më duhet gjithmonë të sistemoj shtëpinë pasi ai di vetëm të bëjë lëmsh
Nuk më kujtohet hera e fundit që më ka sjellë lule
Çfarë nervozon burrat:
Gjithmonë do të dijë çdo gjë për mua
Kur bën shopping më duhet ta pres me orë të tëra
Shpik gjithmonë ndonjë punë që duhet ta bëj unë
Është një konflikt, për të cilin Psikologjia njeh tre shkaktarë kryesor: “Burrat dhe gratë flasin dhe jetojnë shpesh pranë dhe njëkohësisht kalimthi me njëri-tjetrin”.
1. Komunikimi
Ndërsa bisedat e grave në shumicën e rasteve nevojiten për të shprehur ndjenjat e tyre, për burrat bisedat janë për të shkëmbyer informacion. Klasike është situata: Ajo shkon në sallon bukurie dhe kthehet me një “look” të ri në shtëpi.
Ai konstaton pa asnjë lloj shprehje: “Oh, ishe në floktore sot”. Këtë ajo e di edhe vetë dhe do të donte më mirë të dëgjonte: “Zemër, dukesh fantastike”.
2. Pritshmëria nga partneri
Nga dashuria pa kushte e fillimit, ku vlente që ta zbuloje dhe ta bëje për vete tjetrin pa rezerva apo kufizime, zhvillohen me kalimin e kohës qëndrime pritshmërie, të cilat duhet t’i përmbushë partneri.
Nëse ai s’e bën këtë, i duhet të ndryshojë. Kjo çon thuajse në mënyrë të pashmangshme – pavarësisht nga seksi – në reagim mbrojtës.
3. Stresi
Faktori i tretë vjen nga jashtë dhe quhet stresi i përditshëm. Një studim i Universitetit zviceran Fribourg – sipas periodikut Psikologjia sot – tregon se rreth 25 % e çifteve jetojnë në një lidhje jo të lumtur.
Nëse një lidhje qëndron për një kohë të gjatë, kjo përqindje mund të shkojë deri në 50%. Më të ndjeshëm ndaj një lidhje jo të lumtur janë partnerët që flasin pak me njëri-tjetrin, por që të dy akuzojnë për një mbingarkesë të madhe stresi.
Dhe në vend që ta përballojnë së bashku këtë stres, “gatuan secili gjellën e vet “. Lidhja mbetet, në këtë mënyrë, në mes të rrugës. Dhe si përfundim kthehen në të panjohur për njëri-tjetrin.
Çfarë duhet bërë?
Zgjidhja tingëllon e thjeshtë dhe quhet pranim. Kjo zgjidhje është terapia e përdorur nga profesorët amerikan të psikologjisë Neil S. Jacobson dhe Andrew Christwnsen.
Hapi i parë: Të pranosh nëpërmjet të kuptuarit
Partnerët të cilët i hedhin njëri-tjetrit akuza, natyrisht që besojnë se tjetri bën diçka të gabuar. Sipas Christwnsen dhe Jacobson çifti duhet të përpiqet ta shohë problemin nga një këndvështrim tjetër.
Nuk duhen diskutuar si të vërteta veset negative të hamendësuara të partnerit. Përpiquni ta kuptoni dhe të zbuloni motivet e vërteta të problemit për t’u çliruar nga paragjykimet.
Hapi i dytë: Pranim nëpërmjet ndjenjës
Kush i thotë bashkëshortit apo bashkëshortes pas një zënke të fortë, se tani ndihet i vetmuar dhe që do të donte që partneri ta mbështillte në krah? Kjo mund të konsiderohet si dobësi, por prej saj mund të nxirren avantazhe.
Apo më mirë t’i kthehesh me ashpërsi dhe më në fund je më i plagosur se asnjëherë tjetër. Këto ankthe, sipas mendimit të ekspertëve, duhen kaluar. Kush hapet, i jep mundësinë tjetrit të reagojë me mirëkuptim dhe ndjenjë.
"Nuk bëhet fjalë të fitosh kundrejt tjetrit. Në çift duhet të qëndrojë në qendër zgjidhja e përbashkët e problemit. Në fund të fundit, përse na nevojitet partneri?", pyet Profesor A. Christwnsen.
Ai flet pak – ajo shumë
Si kusht vlen – dhe për këtë janë të gjithë ekspertët në një mendje – gatishmëria për komunikim. Dhe këtu duket që seksi "i fortë" ka ende deficite.
Sipas statistikave një në katër gra shprehen: "Më nervozon tek partneri im që flet shumë pak me mua“. Po burrat? 23,8 % thonë: "Mua më nervozon fakti që duhet të telefonoj gjithmonë nëse ndonjëherë më duhet të vonohem". Nuk ka asnjë shenjë, që ky fakt me kalimin e kohës do të ndryshojë shumë midis burrit dhe gruas.
Trego interes për botën e partnerit tuaj dhe gjithmonë kërkoni në mënyrë të vetëdijshme afërsinë emocionale: kështu përballohen si çift vështirësitë e vazhdueshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës