Sa miliona euro harxhoi familja Batatina te klubi i Llapit

Trajneri i njohur kosovar, Tahir Batatina, është mysafiri i radhës në episodin e sotëm të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit dhe i transmetuar në RTV Dukagjini.
Strategu i Llapit ka zbuluar se sa kanë investuar si familje deri më tani në klub.
“Vlera deri më tani ka shkuar në 10 milionë euro, nga 2013 deri më sot janë financuar 10 milionë euro”, ka rrëfyer Batatina në “Arena e Yjeve”.
“Përfshirë infrastrukturën sportive, që përfshinë tribunat ku kemi pasur mbështetje nga Kuvendi Komunal dhe Ministria”.
“122 mijë euro i kemi nga federata, ndërsa 342 mijë euro i kemi dhënë vetëm për tapetë...”, vazhdon rrëfimin e tij trajneri i Llapit.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/


















































