LAJMI I FUNDIT:

Sa kushton reketi i arit që sauditët ia bënë dhuratë Rafael Nadalit

Sa kushton reketi i arit që sauditët ia bënë dhuratë Rafael Nadalit

Tenisti legjendar spanjoll Rafael Nadal ka marrë një reketë të artë nga organizatorët e turneut ekspozues në Arabinë Saudite dhe tani është zbuluar vlera e saj reale.

Spanjolli do të tërhiqet së shpejti dhe turneu i tij i fundit do të jetë Davis Cup me kombëtaren spanjolle në fund të nëntorit. Gjatë fundjavës, spanjolli legjendar luajti në Six Kings Slam, një turne ekspozues në Arabinë Saudite ku gjashtë lojtarë fituan miliona euro.

Secili nga gjashtë tenistët fitoi 1.5 milionë dollarë vetëm për t’u paraqitur në Riad dhe fituesi Jannik Sinner mori një çmim rekord prej 6 milionë dollarësh. Por 1.5 milionët nuk është çmimi i vetëm që Nadal mori në shtëpi.


Në shenjë nderimi për karrierën e tij, Nadal mori një reketë ari të pastër nga sauditët për pensionimin e tij. Dhurata më luksoze ia ka bërë Turki Al Sheikh, përfaqësues i shtetit dhe kreu i organizatës Riyadh Season, e cila organizon eventet më prestigjioze sportive në Arabinë Saudite.

Al Sheikh i dhuroi atij një çantë reketi dhe kur Nadal pa reketin e artë, habia dhe kënaqësia e tij nuk kishte fund.

Mediat tani e kanë zbuluar vlerën e saj të vërtetë. Është një reketë në përmasat reale dhe është një kopje e reketit Babolat Pure Aero të Nadalit.

Siç raporton BeIN Sport, çmimi i reketit llogaritet në 250.000 euro marramendëse dhe përmban tre kilogramë ar të pastër. Meqë ra fjala, një reketë e zakonshme Nadal vlen 155 euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona – Real Madrid, formacionet e mundshme të finales së Copa del Rey

Barcelona – Real Madrid, formacionet e mundshme të finales së Copa del Rey

Ndërkombëtare
A tentuan spanjollët që të sillnin një gjyqtar të huaj për El Clasico?

A tentuan spanjollët që të sillnin një gjyqtar të huaj për El Clasico?

La Liga
Të gjitha finalet El Clasico në Kupën e Mbretit: rezultatet dhe polemikat nga Real Madrid kundër Barcelona

Të gjitha finalet El Clasico në Kupën e Mbretit: rezultatet dhe polemikat nga Real Madrid kundër Barcelona

Ndërkombëtare
PSG tundon Real Madridin me ofertë të lartë për yllin e skuadrës

PSG tundon Real Madridin me ofertë të lartë për yllin e skuadrës

Ligue 1
Një finale e El Clasicos me vlerë 'dy' tituj

Një finale e El Clasicos me vlerë 'dy' tituj

Ndërkombëtare
Lionel Messi provokohet nga fansat me fanellën e Ronaldos, argjentinasi reagon si asnjëherë më parë

Lionel Messi provokohet nga fansat me fanellën e Ronaldos, argjentinasi reagon si asnjëherë më parë

Ligat tjera
Kalo në kategori