LAJMI I FUNDIT:

Sa kohë shpenzojmë në telefonat tanë?

Sa kohë shpenzojmë në telefonat tanë?

Qoftë duke mbajtur kontakte me miqtë dhe familjen, duke shikuar në Facebook apo Twitter ose duke u argëtuar në Instagram por edhe me video të pafundme në TikTok, telefonat janë padyshim një gjë thelbësore.

Por nëse ju thuhet se gjatë jetës, ju jeni duke kaluar pothuajse një dekadë në telefonat tuaj, ju me siguri do të befasoheni.

Një studim nga WhistleOut anketoi 1000 përdorues amerikanë të smartfonëve për të parë se sa kohë kalojmë në telefonat tanë dhe rezultatet janë më shumë se befasuese, përcjell Telegrafi.


Sondazhi zbuloi se ata që janë të lindur 1981-1996 shpenzojnë pothuajse një të katërtën e jetës së tyre zgjuar në telefonat e tyre, duke zënë 23.1% të ditës së tyre.

Kjo shifër bie në 16.5% për gjeneratën tjetër të lindur 1965-1980 dhe është edhe më e ulët për ata të lindur më 1946-1964, me 9.9% të orëve të zgjuar të shpenzuara duke kërkuar në internet.

Në studim, studiuesit llogaritën gjithashtu numrin mesatar të orëve në ditë që kalojmë në telefonat tanë, i cili gjithashtu ndryshonte shumë midis brezave.

Koha mesatare për gjeneratat më të reja llogaritet në rreth 3.7 orë dhe ato më të vjetra deri në 2.5 orë.

Kështu, WhistleOut ka vlerësuar se përdoruesi mesatar i telefonit, gjatë jetës së tij, do të shpenzojë 8.74 vjet në telefonat e tij.

Por ata shpjegojnë se, veçanërisht për mijëvjeçarët që ishin ndër njerëzit e parë që u rritën me këtë teknologji, përdorimi i madh i telefonit varet nga punët e fokusuara tek teknologjia në të cilat ata janë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

OpenAl prezanton modelin o3-mini që 'lë në hije' DeepSeek-un kinez me shpejtësi, zgjuarësi dhe efikasitet!

Teknologji
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
Sam Altman: OpenAI ka qenë në

Sam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur

Teknologji
Microsoft e bën modelin o1 të OpenAI falas për të gjithë përdoruesit e Copilot

Microsoft e bën modelin o1 të OpenAI falas për të gjithë përdoruesit e Copilot

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Gjithçka që duhet të dini për ChatGPT dhe pse ky është një kërcënim për Google

Gjithçka që duhet të dini për ChatGPT dhe pse ky është një kërcënim për Google

Teknologji
Kalo në kategori