Sa janë rrezistente ndaj dridhjeve të tokës ndërtimet në Maqedoni?

Sot në Shkup mbahet forum ekspertësh me temë ''Rrezistenca seizmike e ndërtimeve'', ku do të diskutohet për rëndësinë e ndërtimeve rrezistente ndaj dridhjeve të tokës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithashtu do të diskutohet se si të ngritet standardi i cilësisë së ndërtimeve. Pritet që në forum të arrihen konstatime për plotësimin e parakushteve për një ndërtim cilësor dhe rrezistent ndaj dridhjeve të tokës, pra tërmeteve në Maqedoni./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
16/11/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































