Sa ishte diferenca e pikëve mes tre kandidatëve për çmimin ‘Lojtari i Vitit’ nga FIFA?

Sulmuesi francez i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, u shpall fitues i çmimit prestigjioz “FIFA The Best” si lojtari më i mirë i vitit.
Dembele ka grumbulluar 50 pikë, 11 më shumë se talenti spanjoll i Barcelonës, Lamine Yamal dhe 15 pikë përpara bashkëkombësit të tij Kylian Mbappe, tashmë pjesë e Real Madridit.
Ky çmim, i ndarë nga FIFA, vlerëson lojtarin më të mirë të sezonit duke marrë në konsideratë performancat individuale, sukseset ekipore dhe ndikimin në lojë, si në nivel klubesh ashtu edhe kombëtaresh.
Pas treshes kryesore, renditja u plotësua nga:
Achraf Hakimi (Marok) – 31 pikë
Raphinha (Brazil) – 29 pikë
Mohamed Salah (Egjipt) – 24 pikë
Ousmane Dembélé 🤝 #TheBest pic.twitter.com/Rlotq3vWaE
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 16, 2025
Vitinha (Portugali) – 22 pikë
Harry Kane (Angli) – 14 pikë
Nuno Mendes (Portugali) – 13 pikë
Pedri (Spanjë) – 12 pikë
Cole Palmer (Angli) – 7 pikë
Në kategorinë e femrave, dominimi spanjoll ishte i plotë. Aitana BonmatO u shpall fituese e çmimit ‘Futbollistja e Vitit’ me 52 pikë, duke lënë pas Mariona Caldentey (40 pikë) dhe Alexia Putellas (33 pikë), të dyja bashkëkombëse të saj dhe lojtare kyçe të Barcelonës dhe përfaqësueses spanjolle.
AITANA BONMATI'S RESUME IS STACKED 🐐
🏆 FIFA Women's Player of the Year 3x
🏆 Ballon d'Or Féminin 3x
🏆 UEFA Women's Champions League Player of the Season 3x
🏆 FIFA Women's World Cup
🏆 Laureus Sportswoman of the Year
🏆 UEFA Women's Nations League MVP
🏆 FIFA Women's World… pic.twitter.com/VUsg29Xkrf
— ESPN FC (@ESPNFC) December 16, 2025
Si funksionoi votimi i “The Best”
Fituesit e çmimeve “The Best” u përcaktuan përmes një sistemi votimi të kombinuar, ku morën pjesë:
Trajnerët e kombëtareve
Kapitenët e kombëtareve
Gazetarë sportivë të përzgjedhur nga FIFA
Tifozët, përmes votimit online
Secili grup pati peshë të barabartë në rezultatin përfundimtar.
/Telegrafi/










































