Sa i pafat, Reus lëndohet përsëri

Në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të kupës DFB Pokal, sulmuesi gjerman është rrëzuar në toke dhe ka ndrydhur gjurin e tij të majtë, pasi pësoi një ndërhyrje nga Dennis Erdmann, edhe pse gjyqtari i ndeshjes nuk e ndali as faul.
Reus nuk mundi ta vazhdojë ndeshjen më tej, dhe u zëvendësua menjëherë nga mesfushori Henrikh Mkhitaryan.
Ky është një lëndim katastrofal për trajnerin Jurgen Klopp, i cili sapo e riktheu sulmuesin gjerman në top formë, që e ndihmoi skuadrën që të largohet nga zona e rrezikshmërisë në tabelë me golat dhe asistat e tij. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/03/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































