LAJMI I FUNDIT:

Sa gënjejnë meshkujt dhe sa femrat

Sa gënjejnë meshkujt dhe sa femrat

Hulumtimi ka treguar që meshkujt mesatarisht gënjejnë tri herë më shumë se femrat

HushHush.com ka vendosur të depërtojë pak më thellë në problematikën e gënjimit dhe të marrë vesh se kush gënjen më shumë dhe më shpesh, meshkujt apo femrat.

Rezultati është humbës për gjininë mashkullore, sepse përgjigjet e të testuarve kanë treguar që meshkujt gënjejnë tri herë më shumë se femrat.


Gjatë një viti mashkulli mesatar thotë më shumë se një mijë gënjeshtra, sepse femrat gënjejnë një herë në ditë, ndërsa meshkujt tri herë. Anketa në 2.500 britanikë të rritur ka treguar që vetëm pesë për qind njerëz vazhdimisht thonë të vërtetën.

Më shumë se gjysma e meshkujve ka deklaruar që gënjejnë tri herë në ditë, ndërsa 14 për qind të tyre dhe mbi pesë herë në ditë. 57 për qind e femrave thonë që gënjejnë një herë në ditë, derisa 17 për qind e tyre e pranojnë që do të gënjenin deri tri herë në ditë nëse është nevoja.

Femrat më së shpeshti gënjejnë për emocionet, ndërsa më shumë se një e katërta zakonisht thotë “jam mirë” edhe pse nuk ndihet ashtu. Meshkujt, nga ana tjetër, gënjejnë që kanë bërë diçka që është dashur, por në fakt nuk e kanë bërë.

Madje 71 për qind e të testuarve vazhdimisht gënjejnë kolegët, miqtë dhe anëtarët e familjes duke e arsyetuar këtë me nevojën për të kursyer ndjenjat e të tjerëve, një e treta vazhdimisht gënjen shefin dhe kolegët dhe pastaj familjen dhe partnerët.

Meshkujt janë të tmerrshëm ndaj miqve, sepse 41 për qind e tyre e pranojnë që i gënjejnë vazhdimisht, në krahasim me vetëm 9 për qind të femrave që komunikojnë ashtu me mikeshat.

Problemet me ndërgjegjen pas gënjimit bëjnë presion te gati tri herë më shumë femra sesa meshkuj, 62 ndaj 23 për qind.

Gënjeshtrat më të shpejta janë:

Femrat
1. Jam mirë – 27 për qind
2. Arrij shumë shpejt– 26 për qind
3. Ka qenë në zbritje – 24 për qind
4. Dukesh shumë bukur -19 për qind
5. Fatkeqësisht nuk ka pasur valë (sinjal) – 16 për qind

Meshkujt
1. Po, e kam bërë këtë – 45 për qind
2. Fatkeqësisht, nuk kam pasur valë (sinjal) – 41 për qind
3. U nisa për shtëpi – 39 për qind
4. Nuk e kam parë që ke telefonuar – 35 për qind
5. Nuk e kam shikuar atë femër – 30 për qind

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

A e dini se...
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull

Asnjëherë mos i pastroni këto gjëra me uthull

A e dini se...
Horoskopi vjetor për 2025: Një periudhë e stuhishme me ndryshime të mëdha dhe mundësi të reja

Horoskopi vjetor për 2025: Një periudhë e stuhishme me ndryshime të mëdha dhe mundësi të reja

Astrologji
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Kërshëri
Kalo në kategori