Këngëtarja e njohur, Ryva Kajtazi, është shumë e dashur dhe e pëlqyer nga publiku për këngët e saj.
Ajo është mjaft e përkushtuar edhe në jetën private si bashkëshorte, dhe si nënë e një vajze gati dy-vjeçare.
Ryva ndërkohë është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Më të rralla janë imazhet që këngëtarja publikon me familjarët e saj, ndonëse së fundmi ka vendosur që të prezantojë për fansat bashkëshortin e saj, Fidanin.
Ajo ka publikuar një ‘selfie’ në InstaStory, ku shfaqet mjaft e lumtur në krahët e burrit të saj.
“Dashuria ime”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.
Ryva ka qenë mjaft aktive në muzikë muajve të fundit, veçanërisht në programet festive të Vitit të Ri. /Telegrafi/