LAJMI I FUNDIT:

Ruzhin për zgjedhjet në Bullgari: Pa Karakaçanovin mund të arrihet kompromis

Ruzhin për zgjedhjet në Bullgari: Pa Karakaçanovin mund të arrihet kompromis

Vetoja e Bullgarisë është e pakuptimtë dhe e pabazë, e cila do të shkaktojë zhgënjim në opinionin publik dhe revoltë të shtuar drejt fqinjit lindor, shprehet profesori universitar Nano Ruzhin. Por, edhe përkundër kësaj, siç thotë ai, negociatat për gjetje të një zgjidhjeje do të vazhdojnë, kurse njëkohësisht do të intensifikohen edhe reformat për të cilat vendi ynë ka nevojë të madhe.

“Kjo Qeveri është e gatshme edhe për dialog të mëtutjeshëm, për gjetje të një zgjidhjeje konsensuale, kurse njëkohësisht, siç ishte thënë ditëve të fundit, do të thellohen edhe reformat, gjë qe është tepër e rëndësishme. Këto reforma janë shumë të rëndësishme, sepse vetëm në këtë mënyrë do ta arrijmë momentin e humbur për shkak të vonesës si pasojë e vetos bullgare”, theksoi Nano Ruzhin – profesor universitar.

Sipas Ruzhinit, pritet të ketë kthesë pas zgjedhjeve në Bullgari që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm. Nga rezultati i këtij cikli zgjedhor do të varet edhe sjellja e fqinjit tonë lindor në negociatat e mëtutjeshme.


“Nëse vijnë në pushtet populisitë më të mëdhenj, nëse vjen ndonjë opsion më i theksuar socialist, i cili do t’u përmbahet në mënyrë më të fuqishme qëndrimeve të Zhivkovit, atëherë kjo nuk është e mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këtu e kam fjalën, nëse në pushtet vjen ndonjë ekip si GERB i Borisovit e kështu me radhë, pa pjesëmarrjen e Karakaçanovit, mendoj se këtu mund të arrihet një kompromis”, u shpreh Nano Ruzhin – profesor universitar.

Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori